osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i Izet Haxhisë kërkesë ultimative: Të ik kjo trup gjykuese! Duam gjyqtarë që kanë kaluar vetingun!

Avokati i Izet Haxhisë kërkesë ultimative: Të ik kjo trup gjykuese! Duam gjyqtarë që kanë kaluar vetingun!

Seanca e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u mor në shqyrtim kërkesa e Izet Haxhisë për tu rigjykuar “detyroi” edhe një herë avokatin mbrojtës të tij, Bashkim Nikolla për të kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese.

Pak ditë më parë në lëvizje për çështjen e Izet Haxhisë u vu vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke përcaktuar me short gjyqtarë nga Apeli i Krimeve të Rënda që do të delegoheshin për të shqyrtuar kërkesën e tij. Kjo lëvizje e KLGJ erdhi pas ngërçit të krijuar sepse Haxhia dhe avokati i tij, Bashkim Nikolla nuk pranonin që çështja e tyre të gjykohej nga anëtarët e Apelit të Tiranës për shkak të konfliktit të interesit.

Edhe vetë anëtarët e kësaj gjykate kishin paraqitur disa dorëheqjen nga shqyrtimin i kësaj çështjeje për shkak të konfliktit të interesit sepse pjesë e gjykatës ishte edhe vetë bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari. Por pavarësisht se KLGJ i delegoi gjyqtarë të tjerë, Bashkim Nikolla kërkoi dje sërish përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Dhimitër Lara, Nure Dreni dhe Sokol Binaj.

Sipas tij, kjo çështje duhet të gjykohet nga gjyqtarë që e kanë kaluar vetingun. “Bashkë me kërkesën për ankim dua të paraqes edhe një kërkesë tjetër: Duam të gjykohemi nga gjyqtarë që e kanë kaluar vetingun”, tha Nikolla. Trupa gjykuese u tërhoq për 15 minuta për t’i dhënë kohë avokatit për të depozituar kërkesën e tij pranë kancelarisë, ndërsa më pas seanca vijoi me dëgjimin e palës ankuese.

Bashkim Nikolla parashtroi argumentet se pse duhet që çështja të rihapet. “Pas rivendosjes në afat të çështjes, na u dha mundësia për tu gjykuar dhe dhënë shpjegime mbi akuzën. Përpos provave materiale dhe shkresore, ne do të kërkojmë edhe ballafaqim me dëshmitarët e asaj kohe dhe do të provojmë pafajësinë. Unë kërkoj që kjo gjykatë të na gjykojë dhe të bëhet një hetim i plotë, jo i pjesshëm”, u shpreh ai. Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendosë trupa tjetër gjykuese që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Nikollës për përjashtimin e treshes gjyqësore të përcaktuar nga KLGJ.