osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deri sa të ketë përjashtime nga partia, do të ekzistojë politikisht “tradhtia”!

Deri sa të ketë përjashtime nga partia, do të ekzistojë politikisht “tradhtia”!

Partitë politike në Shqipëri akoma përjashtojnë! Janë sigurisht vajzat e PPSH-së, por ato vazhdojnë të përjashtojnë dhe pastaj të shpallin “tradhtarë”, atë i cili nuk i bindet diktatit dhe marrëzive despotike të lidershipit apo vetë kryetarit të partisë në Shqipëri! E ky është “guri i themelit” që ndan demokracinë e vërtetë nga monstrat politike partiake në Shqipëri! Në të vërtetë, nuk egziston demokracia dhe liria e shprehjes në brendësitë e partive, nuk ka model demokratik funksionant partiak në Shqipëri, dhe ne kërkojmë pa kuptim sot të ketë shtet demokratik, kur ai është shëmbëlltyrë dhe krijim i partive, që nuk njohin demokracinë e brendshme!

Imagjinoni një organizim vullnetar njerëzish të lirë që është partia në liri dhe demokraci, që merr vendim politik për të përjashtuar një anëtar apo konsideruar publikisht tradhtar një individ që nuk është “ushtar”, as nëpunës me rregullore të pranuar dhe nënshkruar, as pjestar i institucioneve që kanë të bëjnë me betime mbi kode të cilat nuk lejojnë demokraci dhe liri në përmbytjen e tyre logjistike dhe organizative!

Imagjinoni që PD-ja (por dhe PS-ja në rast individi kritik) shpallin tradhtar, njerëzit që sipas rregullores që ka pranuar kjo forcë politike pranojnë mandatin e deputetit që ju takon, mbasi në grup deputetët lëshojnë ( me vendim politik nga lart) mandatin që bëhet me betim individual?! Po pra, me betim mbi Kushtetutën e Shqipërisë, të cilin nuk e përmendin as mediat dhe askush e që e kanë thyer duke lënë mandatin!

Janë “tradhtarë” individët që nuk i kanë bërë asgjë keq Shqipërisë, kur pranojnë mandatin dhe nuk është tradhtar Sali Berisha që lëshoi teserën e anëtarit të PPSH-së, nga e cila nuk ka pasur veçse të mira në jetën e tij prej komunisti aktiv dhe sekretar partie! Po ku ka mizerabilitet më shumë se sa ky! Në saj të tij nga PD-ja janë larguar mijra individë, themelues dhe anëtarë të partisë, që kurrsesi nuk mund të durojnë këtë palaçollëk imitues dhe mitamon të PPSH-së?! Kështu ka përjashtuar dhe shpallur “tradhtarë” mbi 12 mijë ish komunistë Enver Hoxha dhe shumica e tyre është burgosur dhe internuar, kurse disa janë pushkatuar! E sotmja është imitacion i këtij veprimi kriminal!

Këtë pandershmëri të jashtëzakonshme që ka prishur demokracinë në Shqipëri! Lideri dhe partia e tij në Shqipëri të “përjashtojnë” dhe të lënë pa punë, të persekutojnë, të akuzojnë, të demaskojnë (sipas tyre), të përgojojnë dhe izolojnë! Të shpallin luftë po të kesh biznes, të çojnë taksidarët, të bëjnë presion dhe të largojnë nga puna familjarët duke të lënë pa bukën e gojës!

Pikërisht si dikur partia e Sali Berishës dhe të gjithë këtyre maskarenjve që në saj të PPSH-së pllakosën dhe tregun shqiptar sa idiot dhe të korruptuar e kriminal, të politikës në Shqipëri! Një njeri i inatosur me Ramën si Kastriot Islami (gjysmë i përjashtuar ose larguar nga partia) nuk është tradhtar për Berishën dhe ato që marrin mandatin e deputetit që Berisha i ka dhënë urdhër Lulit ti djegë – qenkan tradhtarë?! Ku mund të ketë më grotesk dhe marrëzi politike më shumë se sa kaq! Varrmihëset e demokracisë në Shqipëri janë pikërisht ato që duhet të ishin themelet e demokracisë ose partitë!

Tradhtia nuk mund të jetë politike sot! Njerëzit jetojnë në liri dhe jo vetëm që nuk mund ti vendosësh si në “repart ushtarak” në parti, por as t’ju kthesh metoda idiote dhe kriminale të kohës së diktaturës dhe Enver Hoxhës! Mirëpo organizimet politike partiake në Shqipëri ose më kryesoret, nuk njohin formë dhe përmbajtje tjetër si model përveç partisë së “shokut Enver”!

Po prandaj kanë sipër tyre modele si Berisha dhe të tjerët me rradhë, por dhe Edi Rama sot te socialistët! Shqiptarët nuk dinë ndryshe! Jo vetëm ato lart, pra lidershipet individët sipër partive! Por edhe ato poshtë! Nëqoftëse lidershipi dhe kryetari janë arrogantë, nuk dinë të drejtojnë partinë por ta sundojnë atë, të jenë të padiskutueshëm dhe të “pagabueshëm”, ata poshtë janë përfitues, servilë, pa parime dhe pa kauza demokracie, janë injorantë dhe mediokër në rastin më të mirë, por nuk kanë kurrfarë lidhje me meritokracinë dhe me rekordet pozitive si kontribues për demokracinë!

Janë thjesht intrigantë të vegjël që bëjnë “përr përr” aty poshtë, për të kapur ndonjë llokëm pushteti të pa merituar! Prej tyre ndërtohet administrata e kryetarëve të partisë! Pra prej kësaj lartësie të tillë anti demokraci dhe prej kësaj ultësire militantësh ndërtohet shteti shqiptar prej vitesh! Pse? Po sepse kjo është forma organizative e partisë ( të gjithë partive në Shqipëri) e cila përjashton nga partia dhe shpall tradhtarë, ato që i ka propozuar vetë, ose anëtarët e partisë që nuk ka demokraci të brendshme!

Sot në fakt, kjo është situata dhe ka qenë kështu që në fillimet e rënies së diktaturës! Them rënies dhe atë askush nuk e hodhi në Shqipëri! Në Shqipëri ajo ra me (përllogaritjet e saj) dëshirën e saj, për të krijuar pluralizmin shqiptar me dy bijat ose PSSH dhe PDSH e për fat të keq kjo e fundit, i ka ngjarë me “sifat dhe me surrat” kaq shumë, sa njeriu fillon e beson te gjenetika dhe në politikë!

Po kështu kanë ndërtuar ekonominë, kështu kanë bërë hajnitë dhe po kështu kanë bërë dhe krime politike, për gjatë këtyre pothuaj tre dekadave! Në ditët e sotme një pjesë e politikës (opozita e Berishës) po përgatitet të përhapi zjarr dhe flakë në shoqëri, që pastaj të përhapet realisht në Shqipëri, pasiguria dhe përplasja shoqërore! E bën këtë, duke krijuar situatat e përçudnuara nga më absurdet dhe jashtë demokracisë në botën e qytetëruar! Askush nuk jua pranon këtë marrëzi në botë, sidomos shpalljen tradhtarë të kolegëve të tyre në vitin 2019-të! Më e “bukura” është se dhe shoqëria është e “impresionuar ose mrekulluar” nga modeli “tradhtar” që politika prodhon! Ajo bombardohet me të tilla marrëzi që vinë nga shekullin i 19-të politikisht dhe vijojnë në shekullin e 21 në Shqipëri!

E do të vazhdojë ky turp për një kohë të gjatë, sa mos të largohen formacione politike që akoma marrin vendime përjashtimi politik! Që bëjnë kauza me tradhtarë politikë! Po pra në kohën kur individë është i lirë që me dëshirën e tij të largohet nga një parti dhe të shkojë te një tjetër, ose të votojë për njërën parti dhe pastaj mund të votojë për një tjetër! Sepse ky është pluralizmi dhe kjo është baza e demokracisë!

Pra njeriu i lirë! Kudo ka partitokraci që pushton institucione, por te ne ka “partibandokraci”! Sepse bandat përjashtojnë dhe eliminojnë tradhtarët e bandës së tyre! Është një marrëzi, por ja që kështu është në politikën shqiptare!

Francois De La Rochefoucauld thotë: marrëzia është mjaft e rrallë te individët, por te grupet, partitë, në popujt dhe epokat është një rregull! Është e qartë fare dhe ne kemi partitë, grupet dhe epokën tonë të marrëzisë e nuk kemi dalë akoma prej saj!

Nga Besi BEKTESHI