Përpjekja e Përmbaruesve dhe Policisë së Shtetit për të nxjerrë nga shtëpitë disa familje në zonën e njohur si “Petro Nini” në Tiranë ka shkaktuar tensione të forta.
Por, fotoja e një fëmije që hidhen mbi makinën e policisë për të ndaluar prangosjen e prindërve të tij duket se është bërë simbol i protestës disaorëshe të banorëve që ka rezultuar me tërheqjen e forcave të rendit.
Djali rreth 12-13 vjeç siç shihet nga pamjet e regjistruara nga kamerat e Ora News, hidhet mbi makinë, teksa forcat policore tentonin të fusnin brenda prindërit e tij, fillimisht babain. Pas rezistencës, duket se fëmija ia ka dalë të “fitojë”, pasi policia ka lëshuar të dashurit e tij.