osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejt hapjes dosja e bujshme “Hajdari”: Izet Haxhia në Apel, ka një kërkesë urgjente për Gjykatën

Drejt hapjes dosja e bujshme “Hajdari”: Izet Haxhia në Apel, ka një kërkesë urgjente për Gjykatën

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, tashmë në burg ka kërkuar sot në seancën në Apelin e Tiranës ndërrim të trupës që do ta gjykojë. Përmes avokatit të tij, ai kërkoi kohë që të përgatisë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues.

Haxhia ka kërkuar të gjykohet nga gjyqtarë që kaluan vetingun. Pas kësaj, gjykata ka vendosur të marrë kohë për shqyrtimin e kërkesës dhe ka njoftuar se seanca do të fillojë sërish në 12:45.

Kujtojme se Haxhia ka kërkuar rigjykimin e dosjes se “Azem Hajdarit”, vrasje për të cilën ai është dënuar me 25 vjet burg.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e ankimimit Izet Haxhisë, ndërkohë që është Gjykata e Apelit, ajo që do të vendosë nëse çështja do të rigjykohet apo jo.

ANKIMIMI

Në materialin prej 20 faqesh, Izet Haxhia kërkon marrjen në shqyrtim të kërkesës së tij dhe prishjen e vendimit të Shkallës së Parë. Ai madje ka edhe një kërkesë të posaçme, që është ballafaqimi me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Sipas Haxhias, ka qenë ky i fundit që e ka akuzuar atë drejtpërdrejt për vrasjen e Azem Hajdarit.

Përveç Berishës, Haxhia kërkon edhe 39 dëshmitarë të tjerë, që të dëshmojnë përpara gjykatës në lidhje me rastin e tij. “Unë dua të ballafaqohem me Sali Berishën dhe nuk e personalizoj aspak këtë këmbëngulje, pasi unë akuzohem si vrasës i Azem Hajdarit e pasi unë duhet të merrja me mend ç’kishin në mend ata që e vranë, ndërsa shtetasi Sali Berisha që e nxjerr në pritë sikur të ishte bodigard deputetin dhe shikon nga dritarja pastaj ngjarjen dhe pas 20 minutash del e bën edhe pretencën si prokuror, s’ka asnjë përgjegjësi.

Kam shumë pyetje në përballjen me shtetasin Sali Berisha, por dy janë më kryesoret: përse e donte të vdekur idealistin Azem Hajdari; përse më kërkonte të vdekur pas kësaj edhe mua me dy vëllezërit e mi, ndërsa në pamundësi të kryente këtë akt makabër, na dhuroi 50 vjet burgim, duke na akuzuar si vrasës pa qenë të tillë”, shkruan Izet Haxhia në kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia liston edhe 39 dëshmitarë të tjerë, të cilët janë deputetë dhe ish-deputetë, gazetarë etj.

Ndër ta përmendim ish-Kkryeministrin Fatos Nano, ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi, ish-deputeten Topalli, Jemin Gjana, Genc Pollo, Vili Minarolli, Spartak Poçi, Petro Koçi etj..

Gjithashtu, në listën e dëshmitarëve që kërkon Izet Haxhia janë edhe Nehat Kulla e Jaho Mulosmani. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia përmend edhe një sërë provash që duhet të merren parasysh nga Gjykata përpara se të shprehet.

Përmendim këtu tabulatet telefonike të të gjitha numrave celularë që kanë mbajtur persona që paraqesin interes për çështjen sipas inventarit të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, blloku i shënimeve sekrete të Perikli Tetës, i cili mendohet se ka mbajtur të tilla për periudhën para dhe pas vrasjes së Hajdarit. Blloku i shënimeve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi etj..