Nuk kanë pritur që të merret vendim nga strukturat përkatëse, por e kanë përjashtuar direkt vajzën e Azem Hajdarit nga jeta partiake e PD, duke e zëvendësuar në Laprakë.
Vendimi i deputetes së PD, Rudina Hajdari për të mos respektuar vendimin politik të demokratëve për dorëzimin e mandatit të deputetes, nuk është mirëpritur nga selia blu.
Menjëherë pas kësaj vendimmarrjeje, PD ka vendosur të heq emrin e Rudina Hajdarit si të deleguar në degën 11 në Tiranë dhe të vendos ish-deputetin Enkelejd Alibeaj.
Që nga viti 2013 kur mori mandatin e deputetes në Tiranë, Hajdari zhvillonte takime periodike me banorët e Laprakës në kryeqytet, të cilët i përkasin degës 11 të PD në Tiranë.
Në takimin e zhvilluar nga kjo degë pasditen e sotme, qëndrimet politike të demokratëve janë mbajtur nga ish-deputeti Alibeaj.
Demokrarët janë duke zhvilluar takime të përditshme në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit, e cila për kreun e PD, Lulzim Basha është cilësuar si një takim me historinë.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaroi se nuk dorëzoj mandatin e saj pasi vetëm në parlament beson se do të mund t’i shërbej intereave të vendit.