osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Videomesazhi i Spiropalit: Mbi fake news dhe Policinë, e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, por me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut

Videomesazhi i Spiropalit: Mbi fake news dhe Policinë, e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, por me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut

Zedhenesja e Qeverise, ministre e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, status ne Facebook:

Sot i pashe edhe une pamjet e ofruara nga ekranet e lajmeve ne kohe reale tek rruga e shkolles Petro Nini Luarasi. Edhe une u indinjova e madje revoltova duke i ndjekur ato skena dhe duke degjuar e lexuar tere mynxyrat me radhe. Sikur te mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni qe i mvisheshin pamjeve, qe nga IKMT qe do prishte shtepine e deri tek pallati qe do ndertohej mbi trupat e familjareve, ishte edhe tere ai grup policesh qe s’bente asgje pervecse shtonte ankthin e skenes.

Duke perfituar nga mundesia qe me jep detyra, fillova te mbledh informacion mbi ate vendngjarje dhe sa me shume mesoja rreth te vertetes, aq me shume tromaksesha nga genjeshtrat qe vijonin t’u jepeshin live teleshikuesve e portalqemtuesve.

Mesova se IKMT as ishte aty e as kishte ne plan te shfaqej gjekundi, pasi nuk behej fjale per nje shtepi qe duhej prishur, po per ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për lirim banese.

Mesova se Bashkia e Tiranes as kishte dhene ndonje leje per te ndertuar mbi truallin e baneses dhe as kishte miratuar akoma ndonje plan te zones ku gjendet banesa.

Mesova se policine nuk e kishte cuar aty kerkesa e ndonje ndertuesi, po kerkesa e permbarimit per te zbatuar nje vendimin e gjykates- ndaj te cilit policia ka detyrimin ligjor te pergjigjet.

Mesova se bashkia u ka ofruar atyre nje zgjidhje te cilen e kane refuzuar dhe qe ne fakt, tekefundit e tera eshte nje histori konflikti mbi nje prone mes dy paleve, ku as qeveria e as pushteti vendor nuk hyjne asgjekundi.

Te tera keto i mesova, fale mundesise per te marre informacion, si ministre, po nderkohe qe une i mora keto informacione, kanalet e televizioneve dhe mediave online vijuan kerdine e tyre, duke dizinformuar ne rastin me te keq dhe keqinformuar ne rastin me te mire.

Ministri i brendshem, duke treguar edhe njehere integritetin e tij te larte qytetar e profesional, kritikoi policine per menyren se si u qas ne ate situate ku as nderhyri, as u largua, po thjesht qendroi aty amorfe, pa mundur t’i shpetoi shigjetimit nga te kater anet.

Une vete s’di te them se sa te drejte ka pasur gjykata ne ate vendim te formes se prere qe ka dhene, por edhe pse jam e prirur te mos besoj ne vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar, di qe ende nuk eshte zbuluar ne bote ndonje sistem ku vendimi i gjykates, te rrezohet nga bindjet e njerit a te tjetrit – ne qeveri a ne media a ne shoqerine civile.

Sidoqofte, pertej te gjithave, kjo ishte nje dite e shenuar per forcen goditese te lajmit te rreme. I cili mori dhene dhe provokoi reagimin e shume njerezve te mire, qe rane pre e lehtesise se padurueshme me te cilen media ktheu permbys skenen e sotme tek rruga e shkolles Petro Nini Luarasi.

Megjithate, dita u mbyll ne lartesine e ambicies sone per shtetin dhe Policine e Shtetit, me largimin e drejtuesit te policise se Tiranes. Jo sepse dikush shkeli ligjin. Aspak. Po sepse sic e shprehu qarte kolegu Sander Lleshi, policia nuk mjafton te jete ne vendin e duhur ligjerisht, po duhet te jete edhe me mendje e zemer ne lartesine e syve te publikut.