Ju kujtohet Besjani Pesha? Jo Besjani i shoqërisë civile, që sot bërtet dhe çirret për të drejtat e shqiptarëve dhe të të varfërve në Shqipëri. Por Besjani i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Besjani, ishte një nga të rinjtë që mbante peshën e LSI mbi supe. Në emisionet televizive apo në intervista për mediat, Besjani glorifikonte Ilir Metën si krijuesin e LSI, sikur të ishte krijuesi i botës. Kjo punë e palodhur në parti, i dha frytet edhe për Peshën.
Me ardhjen në qeverisë të LSI-së përmes koalicionit me Sali Berishën, Besjani u emërua drejtor në AKBN. Një djalë i ri që kishte në dorë të gjitha burimet natyrore në Shqipëri, nga kromi në Bulqizë, metalet, arin, naftën etj…
Një post që mund të të bëjë miliarder brenda pak kohësh… dhe i tillë u bë Besjani. Por ajo që nuk u kuptua ishte fakti pse Besjani ra nga reja dhe përfundoi rrugëve me shoqëritë civile?
Zëra nga LSI tregojnë se Pesha e tradhëtoi Metën. Sipas burimeve brenda LSI, Besjan Pesha shkonte në kompanitë e naftës në Fier dhe kërkonte që paratë t’ia jepnin atij dhe jo Metës. Duke treguar se ai ishte drejtori dhe duke harruar se kush ia dha atë fuqi, Besjani filloi duke përvetësuar fonde.
Kështu shprehen burime jozyrtare nga LSI. Menjëherë sapo çifti Kokëdhima-Meta e mori vesh, e hoqën menjëherë nga posti dhe funksionet partiake. Kjo është arsyeja e përjashtimit të Peshës nga LSI dhe nga AKBN-ja.
Të njëjtat burime shtojnë se Meta e fali Besjanin duke e shpëtuar nga burgu, por i dha detyrën e re…të merret me shoqërinë civile.
Si duket, Ilir Meta i bëri mirë llogaritë e tij dhe e pozicionoi Besjanin te Nisma Thurje. Po ta shikoni në rrjetin social, Nisma Thurje, është një aktivitet që godet qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës dhe pas saj zyrtarisht qëndron Besjan Pesha.
I njëjti Peshë i AKBN dhe i LSI. Sa e besueshme është që një drejtor i fuqishëm i LSI të dalë dhe të çirret për të varfërit në Shqipëri, këtë e gjykojnë qytetarët./Pamfleti.com
Për më tepër lexoni:
EKSKLUZIVE/ Besjani që peshon me vjedhje kërkon këshilla si “OJQ” prej Titit të partisë! (Foto)