osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajdari: Le të më përjashtojnë nga PD, edhe me tim atë ashtu u sollën!

Hajdari: Le të më përjashtojnë nga PD, edhe me tim atë ashtu u sollën!

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari nuk do ta djegë mandatin e deputetit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rudina Hajdari u shpreh se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë” deklaroi ajo.

Ajo thotë se ka zgjedhur Shqipërinë mbi partinë, pasi nuk mund të dalë kundër SHBA-së e BE-së dhe se vendi rrezikon që të shkojë në destabilitet, ndërsa ky vendim pengon integrimin në BE. “Unë nuk mund të ndjek një vendim kolegjial që shkon kundra frymës së Kushtetutës dhe interesit. Më vjen keq nëse zhgënjej partinë, por do të zgjedh interesin e Shqipërisë“. PD-ja përjashtoi Murrizin pasi doli kundër grupit, ndërsa duket se i njëjti fat do të presë edhe Rudina Hajdarin.

Por ajo ka një mesazh për drejtuesit e PD-së. “Dua ti kujtoj PD-së që nuk është hera e parë që përjashton anëtarë, ka ndodhur me tim atë, dy herë dhe më duhet të theksoj se ata janë penduar. Im atë është kryetari historik i PD-së. Ai është përjashtuar dy herë nga PD dhe PD-ja është penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh“.

Në fund të intervistës, Rudina Hajdari deklaroi nuk do të bashkëpunojë me LSI-në Kuvend. Rudina Hajdari vendosi që të zyrtarizonte vendimin e saj në ditën e lindjes së të atit. Azem hajdari do festonte sot 56 vjetorin e lindjes. Ai u vra në Tiranë më 12 shtator 1998.

Vajza e Azem Hajdarit është e dyta që nuk pranon që të djegë mandatin, pas Myslim Murrizit, nga grupi i Partisë Demokratike. E ndërsa i pari u përjashtua nga partia dhe të gjitha funksionet brenda PD-së, ende nuk dihet si do të veprojë Basha me Hajdarin, teksa eksponentë brenda kësaj force politike kanë paralajmëruar të njëjtin fat edhe për vajzën e Azem Hajdarit.

Ndërkohë që në total nga opozita janë tre deputetët që dolën kundër grupit, pasi përpos dy nga PD-ja ishte edhe Lefter Koka nga LSI-ja. Ndërkohë që deri më tani numri i opozitarëve në parlament eshte 14, pasi nga listat vijuese pranuan që të marrin mandatin deri tani 11 emra, plus 3 që nuk pranuan ta djegin mandatin.

Intervista e plotë me Rudina Hajdarin
Deputetët e PD hoqën dorë nga mandati, ju keni marrë një vendim?
Ky është një moment shumë i vështirë për jetën time, jo për karrierën time politike, jam vënë përpara një përgjegjshmërie të lartë dhe duke parë situatën e sotme, mendoj që Shqipëria është në udhëkryq. Nuk po shikojmë zgjidhje aq majtas dhe as djathtas. Duke qenë se jemi kështu, mendoj se duhet të vendos me një përgjegjshmëri të lartë. Nuk do të zgjedh një rrugë që është më e lehtë për mua, por që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

Cili është vendimi juaj?
Vendimi im ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Unë mendoj se është që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë.

Pse e morët këtë vendim?
Më duhet të sqaroj se kur u mor vendimi nuk kam qenë në mbledhjen e PD-së nuk jam kontaktuar në asnjë lloj forme. Por pavarësisht kësaj, mendoj se edhe nëse do të isha do të parashtroja, ky mendime; për të dorëzuar mandatet në grup dëmton interesin e Shqipërisë në dy mënyra; dëmton procesin integruese në BE dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE-në. Mendoj që ky vendim është një vendim i cili është marrë në mënyrë rrufe dhe kur marrim vendime pa i menduar, mund ta paguajmë shumë shtrenjtë, vendi rrezikon që të shkojë në destabilitet. Unë do të doja që Shqipëria të mos e përjetonte këtë gjë, që të mos të shkonte drejt asaj rruge. Kjo lloj model politike që e ka çuar Shqipërinë në destabilizim, shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë.

Ata që nuk janë bindur janë cilësuar si tradhtuar…
Këto akuza vijnë me njerëz me shpirt të ngordhur dhe shpresështypësit e këtij vendi. Unë nuk e shes shpirtin tim. Kur shpirti shitet nuk blihet më. Mua më shqetëson të jem një përfaqësuese e mirë e këtij populli dhe të vijojmë që të ecim përpara për zhvillimin e Shqipërisë.

Murrizi u përjashtua, keni frikë se do të ndodhë e njëjta gjë me ju?
Dua ti kujtoj PD-së që nuk është hera e parë që përjashton anëtarë, ka ndodhur me tim atë, dy herë dhe më duhet të theksoj se ata janë penduar. Im atë është kryetari historik i PD-së. Ai është përjashtuar dy herë nga PD dhe PD-ja është penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh. Unë nuk mund të ndjek një vendim kolegjial që shkon kundra frymës së Kushtetutës dhe interesit. Më vjen keq nëse zhgënjej partinë, por do të zgjedh interesin e Shqipërisë.

Do të bashkëpunoni me kolegët opozitarë në parlament?
Gjërat janë shumë në ajër dhe nuk dihet se cfarë do të ndodhë. Do të kem një marrëdhënie korrekte me kolegët. Do të punoj fort me intelektualët dhe studentët, por kjo bëhet duke përfaqësuar njerëzit brenda parlamentit. E kanë paguar të tjerë këtë cmim ne duhet të ecim përpara. Edhe nëse më përpara kam pasur dëshirë që të bëhem pjesë me sistemim doja ta përmirësoja sistemin, jo ta rrëzoja.

Si e shikoni situatën politike?
Nuk mund të futemi në një mes që nuk shohim krye se cfarë do të ndodhë, nuk mund të parashikojmë se cfarë rreziku do i bjerë PD-së. E kam të vështirë që të luftoj krah LSI-së, , është njëra nga partitë që ka pasur probleme për këtë fenomen po të shikosh raportin e OSBE-së. Ne duhet të vijojmë që të jemi PD-ja, por duke përmirësuar sistemin aktual. Ne e kemi sjellë sistemin demokratik në Shqipëri.