Prokuroria e K.rimeve të Rënda ka dorëzuar sot në Gjykatë dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata i kishte lënë afat Prokurorisë që brenda datës 10 mars të dorëzonte dosjen për gjykim.
Kjo kërkesë erdhi pasi gjykata e Apelit të K.rimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Dosja e përgatitur nga Prokuroria u dorëzua në Gjykatë pas rreth dy vitesh hetime. Pas dorëzimit të dosjes, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.
Ish-ministri Saimir Tahiri është hetuar për dy akuza, trafikimin ndërkobëmtarë të lëndëve n.arkotike të kryer në bashkëpunim, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.