osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tiranë/ Banorët përplasen me përmbarimin, Lleshaj i ashpër me policinë: Duhet të ishit efikas

Tiranë/ Banorët përplasen me përmbarimin, Lleshaj i ashpër me policinë: Duhet të ishit efikas

Ditën e sotme katër familje në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, kanë bllokuar rrugën kryesore pasi kundërshtojnë shembjen e banesës së tyre e cila i është kthyer pronarëve përmes një procesi gjyqësor.

Ndërkohë avokati i tyre, Ndue Pjetra ka deklaruar se nuk ka vendim gjykate për prishjen e kësaj godine.

Punonjësit e përmbarimit kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda shtëpisë, duke përdorur leva dhe shufra hekuri për shembjen e portës kryesore.

Banorët i kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës, të cilën pretendojnë se e kanë me dokumente të rregullta.

Një grua shtatzënë është përplasur me forcat e policisë, ndërkohë që disa prej familjarëve që qëndrojnë brenda kanë ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë.

Më shumë se pesë persona janë shoqëruar nga forcat e policisë, ndërkohë që disa banorë janë ndjerë keq dhe janë shoqëruar me ambulancë drejt QSUT.

Ndërkohë që banorët protestojnë kundër shembjes së banesës, është vënë re një shenjë solidariteti nga ana e forcave të policisë në drejtim të tyre.

Në një moment njëri prej policëve është parë duke përqafuar një prej fëmijëve të përlotur, në momentin kur përmabrimi tentoi të futet me forcë në banesë.

Një zonjë nga familjet të cilat protestojnë kundër shembjes së banesës së tyre, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në mes të rrugës. Ajo ka marrë ndihmën e parë të cilët kanë thirrur dhe ambulancën e cila qëndron prej mëngjesit pak metra larg vendit ku banorët po protestojnë.

Banorja ka qenë duke biseduar me gazetarët dhe është ndjerë keq gjatë kohës kur fliste. Më herët edhe disa persona të tjerë janë ndjerë keq dhe janë shoqëruar me ambulancë.

Avokatët e banorëve në zonën e Petro Nini Luarasit janë përplasur me punonjësit e Përmbarimit duke kundërshtuar veprimin e tyre për nxjerrjen e banorëve nga shtëpia. Avokati Ndue Pjetra i është drejtuar punonjësit të Përmbarimit se nuk ka vendim gykate për veprimin që po bën dhe se do të porcedohet penalisht.

Ai ka deklaruar për mediat se para dy vitesh këta familjarë kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t’u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër.

“Nuk mund të futesh në banesë pa vendim gjykate. Kreditori ka të drejtë të heqë dorë nga ekzekutimi. Nuk ka rëndësi si janë marrë vendimet deri tani. Nëse ekzekutohet ky vendim, përmbaruesi do ndiqet penalisht. Komisariati nr 2 i shërben kriminelëve.

Para dy vitesh kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t’u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër. Familjarët kanë të drejtë të rrinë në pjesën e vet. Prona është e ndarë në dy pjesë, njëra i takon pronarëve dhe tjetra”, ka deklaruar avokati.

Ndërkohë avokati tjetër është shprehur se banorët, duke i quajtur ata “të shkretët”, kanë nënshkruar një marrëveshje e cila vepron mbi vendimin gjyqësore.

“Ka një vendim në kundërshtim me ligjin. Kjo pronë është sekuestruar në 1939. Sipas ligjit nuk mund të kthehen pronat e sekuesruara para vitit 1944.Palët në vitin 2015 kanë bërë një deklaratë noteriale ku thuhet se është vendosur të heqin dorë nga rekursi që kishin në Gjykatë të Lartë. Kur palët arrijnë marrëveshje nuk mund të veprojë më përmbarimi dhe bie fuqia e vendimit gjyqësor. Gjykata e Apelit Tiranë i jep fuqi juridike deklaratës noteriale”.

Punonjësit e Përmbarimit të cilët kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e shtëpisë e cila do të shembet pasi i është kthyer pronarëve, janë larguar me forcë nga qytetarët e zonës të cilët kanë shkuar në mbështetje të familjeve që banojnë në këtë godinë.

Qytetarët janë komfrontuar fizikisht me disa nga punonjësit duke bërë të mundur largimin e tyre nga zona ku banorët protestojnë kundër shembjes së banesës./Shqiptarja.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=112&v=RpC2rZcFqHo