Gjashtë kandidatë nga PD dhe LSI do marrin sot mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 13 deputetë.
Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit.
Kandidatët që do të marrin mandatin:
Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Ediola Braho-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja