Situata politike e ditëve të fundit nuk i ka penguar aspak disa nga emrat më të njohur të ekranit që të nisen me pushime për në Amerikën Latine.
E kemi fjalën për Ben Blushin, Baton Haxhiun dhe Blendi Fevziun, të cilët nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane, kanë nisur disa ditë pushimesh në Kuba dhe në Panama.
Fotot janë bërë publike nga moderatori Fevziu, i cili është i njohur për pushimet e tij në vende të ndryshme të botës, si dhe për pasionin e madh për udhëtimet.
Me këtë rast shohim dhe Blushin, i cili që pas marrjes së drejtimit të “Top Channel” është zhdukur tërësisht nga jeta publike.
Duket se temperaturat e larta në Kubë, kanë bërë që personazhet e njohur të shijojnë dhe verën para kohe, pasi në Shqipëri në këto ditë pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave.