Këngëtarja e njohur Enca Haxhia së fundmi është ankuar publikisht për miqtë e saj.
Përmes një postimi në Insta Story, Enca thotë se është në kërkim të miqve të rinj dhe për këtë gjë ajo ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësoni.
“Kemi 6 pozicione të lira në shoqëri, për njerëz që zgjohen herët dhe duan të bëjnë aktivitete që në mëngjes, të pinë kafe, mundësisht ndonjë xhiro afër detit, keni kohë për aplikim derisa te zgjohen miqtë e mi te natës”, ka shkruar Enca.