Pas dështimeve radhazi në Kupë dhe Champions League, Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në kampionat përballë Real Valladolid në transfertë 1-4.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke fituar një penallti, por nuk e shndërruan në gol. Megjithatë gjetën golin me Anuar. Por Reali bëri përmbysen e madhe duke shënuar katër herë në portën e vendasve me Raphael Varane, dy herë Benzema dhe Modric në fund vulosi gjithcka.
Ndeshja e sotme ka bërë xhiron e botës, jo vetëm për golat, por edhe një episod që lidhet me arbitrat. Ishte minuta e 14, kur sulmuesi i Valladolid shënoi, por arbitri anuloi golin, ndërsa për të sqaruar dyshimet priste komunikimet me arbitrat e VAR-it. Por, brenda dhomës së VAR-it nuk kishte asnjë arbitër para monitorëve, për të sinjalizuar kryesorin për vendimin.