Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e pamjeve që tregojnë transformimin e Shqipërisë nga dita në ditë.
Mëngjesin e sotëm kryeministri ka publikuar disa pamje të qendrës spitalore Pezë e Madhe, para dhe pas transformimit.
Sipas Ramës kjo qendër shëndetësore është restauruar pas 30 vitesh dhe është një standard i ri shërbimi për 5600 banorë.
‘Mirëmëngjes, dhe me një tjetër kartolinë të një ndryshimi që veç kush nuk do nuk e sheh, ju uroj një javë të mbarë’, shkruan Rama.