osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD zbulon faktin: Rudina Hajdarin s’e përjashtojmë dot se nuk është anëtare e jona

PD zbulon faktin: Rudina Hajdarin s’e përjashtojmë dot se nuk është anëtare e jona

Partia Demokratike, investoi fort te bijtë e Azem Hajdarit, duke i afruar në politikë dhe të bijën e bëri deputete.

Por Rudina Hajdari nuk është shumë e dashuruar me forcën politike që themeloi i ati Azemi, i cili ishte dhe kryetar i parë i kësaj partie.

Pak javë më parë ajo paralajmëroi se do të dorëzonte mandatin e deputetes.

Nuk e bëri.

Pastaj, kur PD dhe mbarë opozita ishte në kulmin e protestave, ajo nuk ishte aty.

Madje s’ishte fare në Shqipëri.

Para se të kthehej, doli me deklaratë publike ku tha se nuk po ngelte ndërkombëtar pa kontaktuar me të dhe ajo duhet të merrte mendimin e tyre dhe pastaj ta vendoste.

Dhe sot e vendosi, e la PD në baltë, pikërisht kur kjo parti që themeloi i ati, ishte në momentet e saj më të vështira.

Dhe shpalli se do jetë sërish deputete.

Paçka se vetëm e PD s’mund të jetë më.

Këtë e konfirmoi sonte dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ai tha se vendimi i Rudina Hajdarit është personal, por mandati është i demokratëve! “Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton!”.

Rudina është deputete, tashmë jo më e PD, por ndonjë përjashtim nga partia s’mund të bëhet pasi as që është anëtare e PD. Këtë e konfirmon numri dy i PD: “Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike”, – pohoi z.Bardhi.

Ai ka dhe një koment për të atin e ndjerë të Rudinës dhe nuk lë pa përmendur faktin që i biri, Kiri, doli kundër të motrës Rudinës, që braktisi PD dhe ishte aktiv në protestën opozitare:

“Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve”.

PD vlerëson se “sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm” dhe se “demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi”.

“Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”, – tha sonte z.Bardhi. /noa.al/