Pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë së Higjienës, në Tiranë, policia ka dhënë detaje për ngjarjen që tronditi kryeqytetin.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se shpërthimi i fuqishëm në dyqanin e celularëve tek rruga “Qamil Guranjaku” në Tiranë, ku mbeti i plagosur shitësi i dyqanit Gentian Hoxha, ka ndodhur nga pakujdesia.
Policia beson se shitësi i plagosur i dyqanit po montonte tritol në aparatin celularë dhe pakujdesia e tij shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që i rrezikon jetën.
Sipas policisë, shpërthimi me lëndë plasëse ende të papërcaktuar ka ndodhur gjatë kohës që 34-vjeçari ishte duke punuar në tavolinën e punës.
Dyqani i celularëve është në pronësi të shtetasit Gentian Hoxha (i plagosuri), 34 vjeç, i cili mësohet se në punë e sipër i ka shpërthyer një lëndë ende e papërcaktuar.
Theksohet se gjatë kohës që Hoxha po punonte, dera e dyqanit të tij ishte e mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Tellalli