Një numër i konsiderueshëm protestuesish të “Jelek Verdhëve” kanë hyrë në një tempull masonësh në fshatin francez Tarbes. Akti i tyre është dënuar edhe nga qeveria franceze, e cila i akuzoi protestuesit për “budallallëkun” dhe “intolerancën”.
Të paktën 450 protestues u mblodhën në Tarbes të shtunën në fundjavën e 17-të të demonstratave anti-qeveritare.
Rreth mesnatës, shkruante La Dépche, disa protestues bërtisnin me të madhe “po shkojmë te freemasonët!” Protestuesit fillimisht hodhën poshtë derën e klubit të organizatës sekrete.
Pasi hynë brenda, ata përmbysën mobiljet, shkatërruan objektet e varura në mure si dhe vodhën katër shpata ceremoniale, të cilët i dorëzuan më vonë. Pas ngjarjes policia nisi një hetim dhe Ministri i Brendshëm i Francës Christophe Castaner dënoi vandalizmin, shkruan rt.com.