Këtë fundjavë kryeministri Rama qëndroi në Fier ndërsa gjatë vizitës në këtë qark u ndal edhe në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Kreu i qeverisë pa nga asnjë restaurimin e një kishe, monument kulture, i shpëtuar në mes të një bukurie natyrore ende të pazbuluar. Rama mbeti i ekzaltuar pasi pa nga afër kishën dhe bukuritë natyrore duke e cilësuar këtë vend si ‘Toskanën e Shqipërisë’.
“O Armando (kryetari i bashkisë së Fierit), nuk është agroturizëm këtu ëëë? Kjo është Toskanë more. Si nuk bëhet agroturizëm këtu?
Kjo do vetëm pak nxitje në fillim dhe pastaj vijnë të gjithë këtu. U duhet thënë të gjithëve para kamerës, hajdeni në Roskovec, të hapni sytë, të shikoni Toskanën e Shqipërisë” u shpreh Rama.