Dhoma ku fëmijët jetojnë, flenë e mësojnë është plot lagështirë, pavarësisht skamjes ata nuk e fshehin të vetmen krenari kur thonë se në shkollë marrin dhjeta.
“Zakonisht në shkollë marr dhjeta, nuk kam mundësi të blej rroba, prindërit nuk kanë mundësi, është e vështirë, nuk kam ku fle, nuk e përballoj dot këtë situatë.
Në shkollë paragjykohem me të drejtë, pse ja veshur kështu më thonë, mos rri me ne, largohu. Ka njerëz që na paragjykojnë. Do doja ti ndryshoja të tëra, do doja të kisha një jetë më të bukur, do doja mos të ndjenim kështu mungesën e gjërave” -shprehet njëri nga fëmijët e familjes Kishta.
“Kur të rritëm dua të kem rroba, dua të kem këpucë, gjëra të reja, nuk kemi blerë kurrë gjëra të reja. Dua të na plotësohen ëndrrat” shprehet një tjetër fëmijë.
“Shpresoj të na realizohen endrrat, dëshiroj të bëhem kirurge, por nuk do kem mundësi ta vazhdoj shkollën e lartë, nuk dua të jetoj kështu, por ne jemi në fshat,vetëm tokën mund të punojmë këtu” thotë vajza.
Sonila, e ëma e fëmijëve përpiqet nga mëngjesi në darkë por nuk ia del dot. Varfëria dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq në këtë shtëpi.
“Vajza me vdiq rrugës, vuante nga penumonia, me vdiq rrugës për në spital. Për Vitin e Ri, nuk kisha çfarë t’u shtroja në tavolinë fëmijëve. Vetëm një kulac dhe një bidon me qumësht kisha për ta në tavolinë. Djali i vogël më thoshte, na bë një byrek. Mblodha ca hithra jashtë për të bërë byrek.
Nuk kam bukë për fëmijët, i nis pa bukë në shkollë. Me 60 mijë lekë të vjetra, nuk arrij do ti ushqej. Fëmijët me flenë përtokë. I lutem Zotit të bëjë mrekulli tek fëmijët , këtë i kërkoj shqiptarëve që të më ndihmojnë vetëm fëmijët”- thotë Sonila, nëna e 4 fëmijëve.