osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ditë e keqe për transportin ajrorë: Tmerr në avionin drejt SHBA, 30 persona kanë mbetur të lënduar për shkak të turbulencave

Ditë e keqe për transportin ajrorë: Tmerr në avionin drejt SHBA, 30 persona kanë mbetur të lënduar për shkak të turbulencave

30 persona kanë mbetur të lënduar, për shkak të turbulencave në një avion të “Turkish Airlines”, teksa udhëtonin nga Stambolli për në New York. Turbulencat u krijuan 45 minuta para mbërritjes në aeroportin “John F. Kennedy”.

Mes pasagjerëve ishte edhe shqiptari Sead Nikaj. Ai tha se udhëtimi për 9 orë ishte i qetë. Por, ndërsa aeroplani po kalonte mbi Maine, nisen turbulencat e forta. Shqiptari tregon se pa një grua të ulur pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen të bërtisnin, siç raporton The New York Times.

“Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe menduam vdekjen. Pashë pasagjerë të gjakosur”. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai per mediat e huaja.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Një stjuardese gjithashtu ka marrë fraktura në një këmbë. Boing 777 udhëtonte me 326 pasagjerë dhe 21 pjesëtarë të ekuipazhit në bord.
Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se aktivitetet në aeroportin “John F. Kennedy” kanë vijuar normalisht.

https://youtu.be/lKtRc_UNU6g