osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama i përgjigjet Metës: LSI simbol i blerjes së votave, nuk i mbron dot, SPAK do të prangos shumë anëtarë të opozitës

Rama i përgjigjet Metës: LSI simbol i blerjes së votave, nuk i mbron dot, SPAK do të prangos shumë anëtarë të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje të tjera akuza të forta ndaj opozitës, ndërsa i dha dhe një përgjigje në distancë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit kërkoi që qeveria të bëj dy hapa pas, por Rama ja bëri të qartë se mazhoranca ecën vetëm përpara. Gjatë një takimi me banorët e Fierit, Rama ritheksoi se PS do të vijoj të qeverisë deri në vitin 2021, pavarësisht vendimeve të opozitës.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë qeverisjes së tij ka pasur edhe gabime, duke shtuar asnjë prej tyre nuk ka qenë e qëllimshme për të përfituar në kurriz të qytetarëve dhe duke tradhtuar interesat e qytetarëve.

“Ne nuk jemi më të mirët as që nuk diskutohet por më të mirë se ne as ka pasur dhe as nuk ka dhe as do ketë. Ne s’kemi rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, jemi njerëz të gabueshëm por ama kjo qeveri kurrë nuk bën gabime të qëllimshme për të përfituar në kurriz të popullit dhe duke tradhtuar interesat e atdheut dhe interesat e publikut, asnjëherë.

Në çdo rast këto janë ato që na udhëheqin dhe do na udhëheqin gjithmonë. Çdo takim është një arsye më shumë që ne të bëjmë edhe më shumë dhe mbi të gjitha duke iu garantuar se PS, shumica jonë qeverisëse, qeveria jonë nuk bën asnjë hap mbrapa por vetëm përpara”, u shpreh kryeministri Rama.

LSI simboli i blerjes së votave

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulme të forta në drejtim të parisë së presidentit, duke thënë se LSI është partia simbol për blerjen e votave. Kreu i qeverisë u shpreh se Kryemadhi kërkon nga zoti të mbroj qytetarët nga blerja e votave, duke shtuar se vetë partia e saj e ka për traditë zarfin gjatë periudhës zgjedhore. “Këtu në Fier, më thoni ju mua, a e gjejmë dot ne, jo një socialist nga ju, apo nga ata që na votojnë ne, por, a e gjejmë dot ne një që voton PD-në ose LSI-në, që, po t’ia hapësh zemrën të mos gjesh Monikën duke blerë vota?

A e gjen një që të thotë, “Jo. Monika nuk blen vota”? E keni parë Monikën kur ngre sytë nga qielli thotë, “O Zot ndihmoji shqiptarët nga shitja e votës?” Që tregon që Zoti nuk ndërhyn në procesin zgjedhor, se po të merrej Zoti me zgjedhje Monikës i kishte rënë rrufeja dhe largqoftë kishim mbetur pa doktoreshë”, u shpreh kryeministri Rama.

Opozita ka frikë nga SPAK

Kreu i qeverisë u shpreh se veprimet e opozitës kanë ardhur nga frika që ata kanë nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Rama u shpreh se janë krijuar institucionet e para dhe tani me ngritjen e SPAK do të hetohen shumë anëtarë të opozitës. Kreu i qeverisë deklaroi se Basha dhe Kryemadhi kanë hallin e hetimeve, një problem ky që e dinë gjithë shqiptarët. “Ata e dinë vetë. Ata e kuptojnë vetë që as nuk hahen, as nuk treten. Prandaj nuk duan të ballafaqohen në zgjedhje në qershor. Këtu e kanë të gjithë hallin.

Duan të krijojnë të gjithë alibinë që, “zgjedhjet këtu janë kot, zgjedhjet këtu blihen, zgjedhjet këtu shiten, një popull i tërë këtu ka dalë në ankand edhe e blejmë ne. E dyta, kanë dhe një hall tjetër, që është ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po fillon po shtrëngohet laku. U krijuan institucionet e para, tani do krijohet Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe disa halle ata i kanë, ua di i gjithë populli, ua di e gjithë Shqipëria, kështu që, hajde dhe njëherë të shkojmë pas berihait”, tha Rama./Elisjeda KIKO