osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS mirëpret deputetët e rinj në Parlament: Në listat e PD-LSI ka njerëz të përgjegjshëm, të vendosur për të vijuar me reformat

PS mirëpret deputetët e rinj në Parlament: Në listat e PD-LSI ka njerëz të përgjegjshëm, të vendosur për të vijuar me reformat

Partia Socialiste nuk ka asnjë kundërshti ndaj deputetëve të rinj që po marrin mandatet e lëna nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Qoftë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ashtu edhe deputetja e PS, Evis Kushi i cilësua emrat e rinj që po futen në Parlament si njerëz të përgjegjshëm. Madje Manja hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës se procesi i zëvendësimit të ish-deputetëve është i paligjshëm.

“Çështja e zëvendësimit të mandateve të lëna bosh nga PD dhe LSI është çështje e atyre që janë pjesë e listave respektive. Ne i mirëpresim deputetët e rinj të opozitës, jo vetëm këta të 4, por cilido që është përfshirë nga Basha dhe Kryemadhi në lista. Kanë të drejtën legjitime për të marrë mandatet e lëna bosh sepse nuk janë mandate të kryetarëve të partive, por të dhëna nga populli. Unë besoj se në lista ka mjaftueshëm kolegë të përgjegjshëm që do të marrin mandatet.

Nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, ata janë në të drejtën e tyre për të zënë vendet e lëna bosh”, tha Ulsi Manja nga një studio televizive. Ai përsëriti edhe një herë ftesën për dialog të mazhorancës ndaj opozitës. Ndërsa Evis Kushi, po gjatë një interviste mediatike, theksoi se mazhoranca është e vendosur për të vijuar punën me reformat e ndërmarra dhe për të bërë hapa përpara për hapjen e negociatave.

“Kandidatët që po pranojnë mandatet janë në të njëjtat lista ku kanë qenë dhe ish- deputetët e opozitës. Kjo është një gjë e mirë pasi tregon se brenda opozitës ka dhe njerëz të përgjegjshëm që zbatojnë detyrimin kushtetues që kanë dhe detyrimin patriotik ndaj vendit. Këto janë deputetë të rinj të opozitës dhe jo një opozitë e re. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë reformat, të vazhdojmë punën tonë të përditshme, ne jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë për reformën zgjedhore.

Pra të diskutojmë rregullat e lojës përderisa opozita akuzon vazhdimisht për vjedhje votash që natyrisht nuk qëndron sepse në zgjedhjet e 2017 të gjithë jemi dëshmitarë se ato zgjedhje u vlerësuan nga institucionet ndërkombëtare si OSBE-ODIHR. Po ashtu dhe nga gjithë komisionerët u pranua rezultati i zgjedhjeve dhe nuk pati asnjë ankimim”, tha Evis Kushi.