Kejvina konfirmoi më në fund lajmin e shumë komentuar të ditëve të fundit për largimin e saj nga emisioni i Ermal Mamaqit, lajm të cilin e bëri të ditur vetë portali i moderatorit.
Kejvina zbuloi se së shpejti do e shohim në një kanal të fuqishëm italian dhe kjo është arsyeja e largimit të saj nga emisioni “Xing me Ermalin”.
Gjatë emisionit mbrëmjen e djeshme moderatori Ermal Mamaqi postoi në Instagram videon e cila përloti Kejvinën mbrëmjen e sotme e ku shfaqen momente të saj gjatë puntatave të emisionit.
Me humor, Ermali i thotë Kejvinës se po e lë të shkojë pa e hedhur në gjyq për faktin që u largua në mes të sezonit.
“Do na mungosh Kejvina… me gjithë bukurinë dashurinë dhe karakterin tënd të fortë. Të duam kaq shumë sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore…”, shkruan Ermali.
Ndërsa vetë Kejvina ka shkruar: Xing me Ermalin ka qene nje eksperience shume e bukur per mua! Faleminderit @ermalmamaqiofficial qe me dhe mundesine te jem pjese e ketij programi , je nje person i mrekullueshem! Edhe ju njerzzz te dashur shume faleminderit per mbeshtetjen.