osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DOKUMENT/ Ky është Lulzim Basha: 5 vite në Hollandë për të përfunduar 1 vit shkollë, që ende s’ka mbaruar?!

DOKUMENT/ Ky është Lulzim Basha: 5 vite në Hollandë për të përfunduar 1 vit shkollë, që ende s’ka mbaruar?!

Që prej ardhjes së Lulzim Bashës në Shqipëri dhe katapultimit të tij në kupolën e Partisë Demokratike nëpërmejt KOP, veçoria kryesore e tij me të cilën u tentua të bëhej dallimi nga pjesa tjetër e figurave kryesore në PD ishte edukimi i tij tërësor në Perëndim.

Fillimisht, Lulzim Basha së bashku me gruan e ardhshme Aurela …… kanë marrë një bursë nga Fondacioni Soros për të vijuar studimet bachelor pranë universitetit të Utrecht. Me të mbaruar studimet e ciklit të parë, zoti Basha thuhej se kishte vijuar dhe përfunduar studimet master për të drejten europiane po në atë universitet.

Mirëpo, dokumentet e një korrespondence me universitetin e Utrecht të siguruara nga gazeta TemA tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që na është servirur prej Lulzim Bashës deri më sot.

Së pari, universiteti vërteton se zoti Basha ka nisur studimet në degën e së drejtës Hollandeze në vitin 1995, por nuk konfirmon në asnjë rast përfundimin e këtyre studimeve dhe marrjen e diplomës bachelor.

Për më tepër, dokumenti në fjalë tregon se Lulzim Bashës i janë dashur plot 5 vite për të përfunduar vitin e parë të shkollës, që njihet ndryshe si viti ‘propaedeutic year’, ku synohen të merren njohuritë bazë për të vijuar studimet në fushën e caktuar.

Në mënyrë të habitshme, në 1 Shtator 2000, në kohën kur Lulzim Bashës minimalisht i nevojiteshin edhe 2 vite të tjera për të përfunduar studimet bachelor, ai manovron dhe paraqet një tjetër diplomë, origjina e së cilës mbetet e paspecifikuar, çka i mundëson atij vijimet e studimeve master në Universitetin e Utrecht ne degën e së drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare.

Sic mund të shihet qartë, i gjendur para faktit që e kishte të pamundur ti përfundonte studimet universitare në Utrecht, Lulzim Basha dorëzon një diplomë bachelor të cilën nuk e di njeri se ku e ka marrë por që i njihet nga universiteti dhe i lejon atij të vazhdojë studimet master në Utrecht.

Edhe në këtë rast, Lulzim Basha ia arrin t’i zvarrisë për 5 vjet të tjera studimet në një degë që kohëzgjatjen normale të saj e ka vetëm 1 vit. Lulzim Basha më në fund arrin të diplomohet në Maj 2005, vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Duket se zoti Basha është treguar mjaft i kujdesshëm për të mos i sqaruar faktet e mësipërme, pasi po të vëresh jetëshkrimin e tij të depozituar në kuvend, në seksionin e arsimimit ai mjaftohet vetëm me: “Diplomuar në “E drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare” ‐Universiteti i Utrecht‐it, Holandë”. E njëjta gjë vihet re edhe ne profilin e tij në faqen zyrtare të PD.

Në të dyja rastet, Lulzim Basha nuk e specifikon nëse diploma e cituar prej tij është e nivelit bachelor apo master dhe nëse është kjo e dyta, cili është institucionin arsimor që i ka lëshuar atij diplomen bachelor dhe pse tenton ta fshehë atë?

Gjithashtu vlen të theksohet se Lulzim Basha, së bashku më Klevis Balliun, Aldo Bumcin e shumë të tjere asnjëherë nuk e kanë paraqitur diplomën për tu ekuivalentuar pranë Ministrisë së Arsimit, detyrim ky për të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar jashtë shtetit që duan të punojnë në institucione publike. Ky fakt mbetet shumë shqetësues, sidomos kur për prurjet e reja me përvojë minimale në politikë të cilët janë reklamuar nga partia si prurje cilësore për shkak të ‘diplomave’ perëndimore, nuk ka asnjë informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit./Tema