osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

3 miliardë euro dëme në buxhet: KLSH zbulon vjedhje masive me tenderat në vend ndër vite!

3 miliardë euro dëme në buxhet: KLSH zbulon vjedhje masive me tenderat në vend ndër vite!

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni i cili ka zbardhur me detaje aferat që bëhen me tenderat në institucionet shtetërore. Që prej vitit 2012 e deri më tani janë kryer mbi 1 mijë auditime në ministri, bashki, ish-komuna, shoqëri shtetërore, universitete, hipoteka, ALUIZNI, etj. Dëmi i shkaktuar në buxhet është mbi 3 miliardë euro. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2012 KLSH ka kryer 177 auditime nga 153 të planifikuara dhe duke përfunduar plotësisht 158 auditime.

Aty janë vërejtur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat e mbledhura dhe në shpenzimet e kryera nga njësitë publike të audituara, institucione të Pushtetit Qendror dhe Vendor, me dëm ndaj Buxhetit të Shtetit në shumën 13,522,392,000 lekë, ose 97.3 milionë euro. Ndërsa në vitin 2013 konstatohet se parregullsitë dhe shkeljet financiare rezultojnë në nivelin 12,495,138 mijë lekë në të ardhurat dhe 2,594,687 mijë lekë në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 15,089,825 mijë lekë

Për vitin 2014 janë zbuluar: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 11.198.404.000 lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme prej 13. 293.014.000 lekë.

Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2015 janë konstatuar shkelje financiare që përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015. Janë evidentuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 125,763,051 mijë lekë (ose 919.9 milionë euro).

Ka pasur shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 35,312,076 mijë lekë (ose 257.7 milionë euro). Ndërsa për periudhën janar-dhjetor 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera konsideruar si dëm ekonomik në shumën totale prej 25,481 milionë lekë (188 milionë euro).