osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në sitë gjithë prokurimet e dyshimta, hetimi i tenderave korruptivë të rrugëve dhe koncesionet: BE-SHBA ekspertë nga Kroacia për të ndihmuar SPAK

Në sitë gjithë prokurimet e dyshimta, hetimi i tenderave korruptivë të rrugëve dhe koncesionet: BE-SHBA ekspertë nga Kroacia për të ndihmuar SPAK

Kriza e thellë politike në vend duket se nuk do e pengojë aspak zbatimin e reformës në drejtësi. Edhe pse kjo reformë është sulmuar e anatemuar vazhdimisht, ndërkombëtarët kanë dhënë sinjale të qarta se nuk mund të ketë asnjë kthim pas, sidomos sa i takon luftës ndaj korrupsionit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndezur motorët për të përzgjedhur 15 prokurorët që do hetojnë pushtetarët e lartë dhe me shumë gjasë në qershor Prokuroria Speciale do jetë gati.

Por ky nuk do jetë elementi i vetëm, pasi lufta ndaj korrupsionit do të drejtohet nga ndërkombëtarët. Gazeta ka mësuar se ambasada e BE dhe ajo e SHBA kanë nisur tentativat për të sjellë një grup ekspertësh nga Kroacia, me qëllim hetimin e të gjitha tenderëve dhe koncesioneve të dyshimta që janë dhënë ndër vite në vendin tonë, sidomos për rrugët. Në Kroaci janë dënuar me qindra zyrtarë pikërisht për abuzime me tenderat.

Në bazë dhe të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit aty bëhen të gjitha abuzimet dhe në vendin tonë. Madje shumë tendera e koncesione janë denoncuar publikisht, pasi janë dhëna në mënyrë të dyshimta. Por kushdo që ka kryer afera do duhet të mbajë përgjegjësi. Në Kroaci u arrestua ish-kryeministri pikërisht se u zbulua se ishte i përfshirë në skandalet me tendera, duke treguar se ekspertët kroatë do bëjnë të njëjtën gjë dhe në vendin tonë.

Pak ditë më parë erdhi në Tiranë Tamara Laptosh, e cila është prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin Ivo Sander. Por pas saj, do vijnë dhe specialistë tenderash, të cilat do hetojnë të gjitha marrëveshjet me privatin, sidomos në sektorin e rrugëve, por dhe sektorë të tjerë. Sinjalet janë se SHBA e BE po bëjnë gati terrenin dhe sapo të ngrihet SPAK të nisë reprezalje në të gjitha nivelet.

Ja kush rrezikon

Sipas legjislacionit shqiptar, përgjegjësit kryesorë të tenderave janë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, ndërsa më pas vijnë ministrat, zv/ministrat dhe drejtorët e sektorëve të caktuar. Ndërsa në pushtetin vendor përgjegjës janë kryetarët e bashkive. Fakti që SPAK do nisë punën me tenderat e koncesionet, jep sinjale se do ketë hetime në nivele të larta.

KLSH ka zbuluar se gjatë 7 viteve të fundit ka pasur mbi 3 miliardë lekë të reja abuzime me tenderat dhe janë kallëzuar penalisht mbi 530 zyrtarë. Por pjesa drastike ia kanë hedhur paq në prokurori, e cila ka pushuar hetimet. Nëse shkojmë më thellë, të rrezikuar janë si anëtarë të PD e LSI, ashtu dhe të PS. Gjatë qeverisjes socialiste ka pasur akuza për disa tendera e koncesione. Më flagranti është tenderi i Unazës së Re, ndërsa po ashtu të dyshimtë kanë qenë koncesionet në shëndetësi dhe në rrugë.

Por gjatë qeverisjes së PD shkeljet kanë qenë më flagrante. Rruga Durrës-Kukës ishte çerdhe korrupsioni, ndërsa abuzime pati me tentativat për privatizimin e Albetrol, ARMO, me koncesionin e Rapiscan, apo markimit të karburantit. Ndërsa LSI ka përsipër shumë tendera që dyshimtë, ndërsa po ashtu mban përgjegjësi bashkë me PD për privatizimin e aeroportit apo koncesionin e kontrollit teknik të automjeteve.

Pra nëse vërtet hetohen këto tendera e koncesione, atëherë rrezikojnë shumë zyrtarë të lartë. E sigurt është se gjithçka do jetë në dorë të ndërkombëtarëve dhe falë ekspertëve kroatë, pritet që të zbardhen një herë e mirë abuzimet që janë bërë në kurriz të qytetarëve./Kliti TOPALLI