Krye-klerikut grek, Anastas Janullatos, ka treguar publikisht se punon kundër interesave të vendit tonë. Anti-shqiptari Janullatos, i cili ka lidhje të ngushta me politikanët shqiptarë, rezulton të jetë “koka” e agjenturave ruse në Tiranë.
Pas tij duket se shkojnë edhe të gjitha “delet” e politikës shqiptare, që ai drejton dhe kontrollon, me në krye Ilir Metën e Sali Berishën, dy politikanët pro-rusë në Shqipëri.
Këta politikanë anti-shqiptarë e pro-rusë duket se kontrollohen nga “Major” Janullatosi, i cili me skenaret e tij greko-rusë po tenton destabilizimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Janullatos e ka vërtetuar këtë me vendimin e tij për të mos njohur autoqefalinë e Kishës Ortodokse Urakinase, pavarësisht vendimit të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.
Kisha ukrainase është njohur zyrtarisht e pavarur nga Patriarkana e Moskës më 5 janar të 2019-ës, me vendim të Patriarkanës së Konstandinopojës, por ky vendim po kundërshtohet ashpër nga rusët.
Moska ka bërë lobim të madh në Tiranë që Kisha shqiptare të mos rreshtohet në krah të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.
Në prill të 2018-ës, Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kirili, zhvilloi vizitën e parë në Shqipëri, ndërsa më 31 tetor të të njëjtit vit, është njoftuar takimi i fundit i ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandar Karpushin me kryepeshkopin Janullatos.
Këto vizita të papritura të zyrtarëve rusë në Tiranë bënë që Janullatosi, i cili ka fituar nënshtetësinë shqiptare me bekimin e Ilir Metës, të rreshtohet krah Rusisë.
Kjo tregon se ai dhe shumë politikanë shqiptarë janë pjesë të agjenturave ruse në Tiranë dhe lobojnë kundër integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë në rrugën evropiane.
Nga ana tjetër, ndikimi rus në Tiranë ka alarmuar partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët kanë nisur lëvizjet për spostimin e rusëve.
SHBA dhe BE kanë ngritur bazën e NATO-s në Kuçovë, në mënyrë që të mbajë nën vëzhgim të gjithë politikanët e lidhur me rusët, si dhe të zmbrapsë këta të fundit nga Shqipëria, e më gjerë gjithë rajoni.
Gjithashtu, ka pasur dhe mesazhe të drejtpërdrejta nga SHBA e BE, që politika shqiptare të shkëputet nga Rusia, duke e konsideruar këtë të fundit një rrezik serioz për sigurinë në rajon.