Deputetja demokratike Rudina Hajdari e cila doli kundër kreut të partisë Lulzim Basha për djegien e mandatit ka reaguar më në fund nga Shqipëria.
Rudina mesa duket është kthyer nga SHBA-ja dhe ka zgjedhur të reagojë për festën e gruas nga Shkodra.
Me anë të një postimi në Twitter ajo shkruan se ndjen kënaqësi të brendshme kur takon gratë dhe vajzat e Shqipërisë që jetojnë në krahinat malore.
Kujtojmë se Rudina ende nuk e ka djegur mandatin duke ju bashkuar Mylym Murrizit i cili u përjashtua nga PD. Nuk dihet ende ç’do ndodhë por PD e ka paralajmëruar Hajdarin se mund ti ndodhë e njëjta gjë.