Kryeministri Edi Rama thotë se protestuesit e PD, janë përfaqësojnë ekzaktësisht dëshpërimin e madh të çetës plakë te Berishes, që ka mbetur aty ku i takon.
Gjatë falës që mbajti në takimin më banorët e Fierit për “Bashkinë që duam” , Rama tha se PD tani nuk është më ne çadër, por ka dalë rrugëve.
“100 petritat e Saliut atje te kthesa përfaqësojnë dëshpërimin e madhe të Saliut dhe të qerres së tij, që ka ngelur rrugëve, rrugëve, rrugëve. Punët e tyre të lëna rrugës, plot me borxhe ne i morëm dhe avash, avash po i sistemojmë. Unë dua që tiu them të gjithëve që të mos shqetësohen se un ë huk dorëzohem, kujt ti dorëzohem? Atyre te kthesa? Ata nuk i ka marrë peng qeveria, i ka marë koka që s’di se ku i çon.
Dikur ishin në çadër. E fillonin mengjesin me himn e mbaronin diten me birra, dhe thoshin nuk ndalim nga cadra po nuk iku ky. Ne i morem ne Qeveri, dolen nga cadra, erdhen ne Qeveri, moren ca deshen. Nuk mbaj mend akoma se ca morën, edhe pastaj iu kujtohet sa beteja janë bërë për KQZ.
Morën edhe kryetarin edhe shumicën. Nënshkruaj këtu Lulzim kush fiton qeveris, kush humbet e pranon dhe në gjuhë të huaj nuk i biem më qafë Shqipërisë. I humbën zgjedhjet, u lodh Luli nëpër Shqipëri, e fjeti gjumë gjithë verën, nuk pipëtiu njeri, zgjedhjet e para që Kolegji zgjedhor u pagua pa punë, asnjë ankesë.
7 me zero të gjitha firmat. Tani, prapë nga e para, jo në cadër por rrugëve, kë duan të bëjnë për budalla. I marrin të tërë i fusin në autobusa e vijnë atje, bashkë me ata që u mbyllen lojërat e fatit, po e hedhim njëherë zarin se nuk dihet e ca duan, shmangen qershorit që vjen, c’do bëjë Luani këtu në Fier, ca do thonë më jepni votën ta kthejmë Gjanicën si ishte, ti djegim plehrat këtu ku i kemi, ti bllokojmë prapë kanalet vaditëse”- tha Rama. (TemA)