osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një klasë politike e mbushur me idiotë të klasit të parë dhe me maskarenj “kanë pushtuar” Shqipërinë

Një klasë politike e mbushur me idiotë të klasit të parë dhe me maskarenj “kanë pushtuar” Shqipërinë

Gjendja gjithnjë drejt përkeqësimit e ka kthyer Shqipërinë në një oaz eksperimenti. Është rrjedhojë e një klase politike që prej afro 30 vitesh punon vetëm të shkatërrojë gjithçka të mirë të ndërtuar ndër shekuj nga shqiptarët. “Një klasë politike e mbushur me idiotë të klasit të parë dhe me maskarenj”, thonë plot neveri shqiptarët. Tashmë, ndërsa ndjehen të mundur nga idiotët, po ia mbathin me të katra ku të mundin, vetëm të jenë sa më larg këtyre maskarenjve.

Gjithçka çfarë thamë më sipër nuk është ndonjë fyerje, por një e vërtetë që tashmë shqiptarët e artikulojnë sapo lind dita. Sepse sapo lind dita, ata vetë nisin e shahen me njëri tjetrin dhe nuk pushojnë gjatë gjithë ditës. Shahen pa kontrolluar asnjë fjalë duke lënë të habitur gjithë shqiptarët. Kështu ndodhi, kur një nga eksponentët ekzemplarë të LSI-së, Petrit Vasili bëri të ditur pa iu trembur syri se, “Kryeministri i vendit është prodhuar nga vota e kriminelëve. Nuk është Partia Socialistë, partia e kriminelëve, por është Edi Rama, ai që futi shumë kriminelë në këtë parti”.

Ky farë burri që s’di gjë tjetër, po vetëm të shajë gjithë ditën, duhet pyetur se nga e di ai se vota e shumicës në këtë vend është votë e kriminelëve? Pasi kryeministri ka votën e shumicës dhe nëse është zgjedhur me votën e kriminelëve është një gjë shumë e rëndë për shqiptarët që ende kanë mbetur pa ikur nga ky vend. Përderisa, kanë një klasë politike së cilës nuk i punon për gjë tjetër truri, po vetëm të shajë si t’i vijë për mbarë.

Shembulli i këtij lideri është vetëm një prej të shumtëve. Thuajse kësisoj qëndron e artikulon gjatë gjithë ditës edhe lideri demokrat Lulzim Basha, edhe lumi i politikanëve të opozitës. Të gjithë kërkojnë karrigen e pushtetit. Pasi, qëndrimi në opozitë sikur i ha krimbi. Edhe pse e dinë se, janë sot një klasë politike pa asnjë lloj ndjenje morali.

Sot, ne shqiptarët as vetë nuk e dimë se ç’djall klase politike kemi ngritur? Vetëm e shohim qartë se është një klasë politike që po na udhëheq prej, që tashmë kanë shtruar pyetjen: Dinë apo nuk dinë këta shqiptarët të organizojnë vetëqeverisjen? Sepse deri tani, nga dhjetori i vitit 1990 kemi lënë kokrrën e namit. Se kësaj pyetjeje retorike ia kemi dhënë vetë përgjigjen: Jo, pa ndihmën e miqve nuk dimë të vetëqeverisemi. Sepse nuk mund të qeverisët një vend me lloj-lloj idiotësh e maskarenjsh.

Aq sa edhe kur kujtohet për të protestuar nuk di të ngrejë një kauzë se për çfarë po proteston. Pasi kauza e ngritur tani për të protestuar kundër vjedhjes së votave është më shumë se qesharake. Pasi në Shqipëri kemi mësuar se, nuk mund të organizojmë zgjedhje pa i vjedhur votat. Politikanët tanë, vetëm për vjedhje votash mund të krenohen. Pasi të gjithë, kush më shumë e kush m ë pak kanë vjedhur votat sa janë dendur. Ka vjedhur PS votat këtë rradhë, por ndoshta edhe më shumë PD, apo LSI pak kohë më parë. Është kjo arsyeja që ne shqiptarët e stërvarfëruar nga kjo malukat klasë politike të kërkojmë një kauzë reale për çfarë duhet të protestojmë dhe jo të protestojmë pse një grupi malukatësh u është tekur që brenda ditës të ulen në kolltukun e pushtetit. Protestë që popullit nuk i sjell ndonjë gjë të mirë, po vetëm shkakton shkatërrimin e institucioneve.

Tashmë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur rrëzimin e Edi Ramës me 16 mars. A thua se kështu në demokraci kryhet alternimi i pushtetit? Një alternim qesharak i kryer thjesht për pasurimin e familjes përmes ngritjes së një pushteti krejtësisht familjar, gjë për të cilën heshtet nga të gjitha palët e politikës. Ndaj është e pamundur të rrëzohet një pushtet familjar për t’u zëvendësuar me një pushtet tjetër familjar. Siç ka ndodhur deri tani në këtë Shqipërinë tonë.

Pasi kështu pritet të ndodhë edhe nesër, sapo të rrëzohet ky pushtet e të zëvendësohet me një tjetër. Kështu do të ndodhë, përderisa kjo opozitë e sotme është bërë e paduruar për të hipur në fron. Ajo theksoi, se pushteti do të rrëzohej me 16 shkurt. Sa për këtë qëllim, më shumë se një muaj kryetari i PD-së dhe kryetarja e LSI-së u lodhën duke vrapuar në të katër anët e kësaj Shqipërie të varfëruar për t’u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë. U pritën dhe u përcollën nga shqiptarët e varfër me plot nderime. Zhvilluan edhe protestën, por… Edi Ramën nuk e rrëzuan dot. Edhe pse siç po venë punët, edhe kjo Rilindje ka bërë një vërë në ujë për shqiptarët e shkretë. Ajo thjesht po rrit varfërinë, edhe pse ndonjë myterber i saj broçkullës se rritja ekonomike arrin në 4,2 për qind. Janë turpe më vete idiotizma të tilla që artikulohen nga pseudospecialistë politikë.

Ndërsa na broçkullisin për vjedhjen e votës, një fenomen i gjithëpushtetshëm në këtë Shqipërinë tonë, këta farë politikanësh vazhdojnë të heshtin për dukurinë albaneze të mizave të kalit. Thjesht sepse janë miza kali të familjes. Ndaj dhe shëtisin nga njëra parti (kalë) në tjetrën. Veçanërisht LSI që kur ka lindur i ka ngjarë mizës së kalit, që lëviz sa në njërën anë në tjetrën. Po të gjitha Partitë, edhe LSI, edhe PD, edhe PS i kemi provuar, ndërsa sa kanë kaluar në opozitë, menjëherë kanë vrapuar të kërkojnë sërish pushtet. Sikur pa pushtet nuk arrijnë të marrin frymë. Të paktën të kërkojnë ndjesë për aq shumë broçkulla që i detyruan shqiptarët t’i largonin nga pushteti. Të paktën të kërkonin ndjesë për aq shumë idiotizma i ngjitën trupit të Shqipërisë. Sa tashmë ne shqiptarëve na është mbushur mendja se, kemi vetëm idiotë dhe maskarenj në drejtimin e punëve. Prandaj nuk po arrijmë asnjëherë të dalim në breg, prandaj edhe në protestat e fundit, shqiptarët bërtitën me të madhe: “E duam Shqipërinë si Evropa” dhe “Liri – Demokraci”.

Është kjo arsyeja që u kërkojmë këtyre palo-politikanëve të mos na tregojnë përralla me vjedhje votash, një përrallë që e dinë të gjithë shqiptarët ta tregojnë shumë mirë. Shumica e shqiptarëve të mbytur nga varfëria e dinë mirë se, kanë për çfarë të protestojnë sot, nesër e pasnesër. Të protestojnë për varfërinë ku janë zhytur, për debillëkun e kësaj klase politike që na tregon se çdo vit rritet ekonomia, po as nuk di të na llogarisë e të na tregojë sa e kemi atë dreq minimumi jetik, një tregues që vetëm Shqipëria nuk e ka në këtë kontinentin plak. /Nga Riza HOXHA

Titulli orgjinal:Politikanë të paskrupullt “kanë pushtuar” Shqipërinë