Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me historinë e mësueses Matilda Çekrezi.
Me anë të një kërkese në platformën e bashkëqeverisjes në portalin ‘Shqipëria që duam.al’, ka mundur të transferohet në një shkollë më të afërt nga ajo që ishte.
Kryeministri ka publikuar videon, ndërkohë që uron të gjithë shqiptarët për një fundjavë të qetë .
‘MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër histori të një njeriu të zakonshëm, që me fuqinë e bashkëqeverisjes i’a doli të arrijë atë që donte duke u drejtuar tek shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë ‘, shkruan Rama.