osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha gjithmonë e ka mbajtur pushtetin me dhunë, manipulim zgjedhjesh dhe vjedhje! Zbardhen të tjera dokumente të SHBA

Berisha gjithmonë e ka mbajtur pushtetin me dhunë, manipulim zgjedhjesh dhe vjedhje! Zbardhen të tjera dokumente të SHBA

Dalin në dritë të tjera dokumente që rrëzojnë alibitë e Sali Berishës, për të rrëzuar qeverinë. Opozita ka nisur një aksion të paprecedente, pasi dogji mandatet dhe tani po tenton të rrëzojë kryeministrin Rama përmes protestave. Si për ironi, ajo që po ndodh tani është disi e ngjashme me marsin e vitit 1997. Duket sikur Sali Berisha po na kthen 22 vite pas, por me të vetmin ndryshim, se tani nuk është më në pushtet.

Pak ditë më parë gazeta “Sot” publikoi disa dokumente të Departamentit Amerikan të Shteti dhe disa artikuj të “The New York Times”, ku tregohej se si Berisha sa herë që ishte në opozita donte destabilizim. Sot gazeta po tregon disa dokumente të tjera që tregojnë se si Berisha sot kërkon të arrijë diçka, të cilën e refuzonte vetë. Ngjarja më e rëndë në demokracinë shqiptare është ajo e vitit 1997, ku nisi një luftë civile në vend. Edhe pse Shqipëri ishte në kaos, vetë Berisha refuzonte të ikte nga pushteti.

Terrori i Berishës

Në një artikull të “New York Times”, tregohet se si Berisha refuzoi të dorëhiqej në vitin 1997, edhe se PS dhe ndërkombëtarët i bënin presion të largohej. Berisha në atë kohë ishte President dhe para se të mbaheshin zgjedhjet, ai premtoi se do të dorëhiqej nga posti. Por nuk ndodhi kështu, pasi ai rezistoi shumë, ndonëse ishte ai përgjegjësi për gjithë situatën e krijuar. Detaji tjetër është se ai vuri në shërbim të tij ushtrinë për të ngjallur terror, me qëllim që të mos e largonin nga pushteti.

“Në një tentativë për të treguar se është ende nën kontroll, edhe pse kishte premtuar të dorëhiqej pas disfatës elektorale të partisë së tij katër ditë më parë, President Sali Berisha, autokrati shqiptar bëri thirrje që forcat e armatosura të rrethojnë kryeqytetin të martën. Urdhri i Berishës, ushtria e të cilit u zhduk katër ditë më parë, e madje dhe rojet e veta nuk i ka më besnikë, u kundërshtua disa orë më vonë nga kryeministri Bashkim Fino, socialisti që drejtori qeverinë e përkohshme.

Grupet e armatosura u konfrontuan mes tyre në mesnatë në sheshin “Skënderbej”, por pa shkëmbim zjarri. Grupe të tjera të armatosura rrethuan zyrën e zotit Fino, por më pas u larguan. Zyrtarët socialistë të qeverisë së përkohshme thanë se nuk e dinin cilët ishin njerëzit e armatosur. Aftësia e vazhdueshme e Berishës për të krijuar pasiguri, në një vend ku të gjithë janë të armatosur, i ka shërbyer rritjes së ankthit të përhershëm. Disa autoblinda të vjetra me të rinj të armatosur kanë vazhduar të bredhin mes Tiranës që prej zgjedhjeve të së dielës”, thuhet në artikull.

Ja si refuzonte dorëheqjen Berisha

Pasi PS fitoi zgjedhjet, Berisha nisi një betejë force, për të treguar se ishte ai që drejtonte vendin dhe jo qeveria teknike. Kjo alarmoi dhe ndërkombëtarët, ndërsa në artikull Berisha cilësohet si ish-komunist që kërkon të mbajë pushtetin me dhunë. Ndonëse kishte premtuar se do largohej, ai refuzonte dorëheqjen.

“Për të treguar se ishte ende një faktor me influencë, ish-komunisti Berisha, u shfaq sot pasdite në një konferencë të rrallë shtypi. I veshur me kostum në temperaturat përvëluese të verës, ai dukej se përfaqësonte grahmat e fundit të regjimit në rënie. Ai vazhdimisht refuzoi të specifikonte nëse do të dorëhiqej duke thënë se kishte ende detyra kushtetuese”, thuhet në artikull.

Absurdi është se Berisha tentoi të bllokojë dhe festimet e socialistëve pas fitores. Gazeta amerikane shkruan se Berisha kishte urdhëruar dislokimin e ushtrisë me argumentin se kishte dëgjuar se bandat kriminale ishin bashkuar me Partinë Socialiste dhe po vinin për të bastisur Tiranën. Në artikull thuhej se të gjithë prisnin largimin e tij, por ai refuzonte. “Pas pesë viteve të trazuara të sundimit të tij përmes kaosit, Sali Berisha pranoi sot humbjen elektorale të Partisë së tij Demokratike, por nuk dha dorëheqjen siç kishte premtuar publikisht dhe privatisht”, thuhet aty.

Ja si donte shtyrjen e zgjedhjeve

Në artikull tregohen detaje dhe mbi atë se çfarë ndodhte para zgjedhjeve të 1997. Sipas “New York Times”, Berisha ishte personi më i urryer brenda e jashtë vendit. Po ashtu po bënte gjithçka për të shtyrë dhe manipuluar zgjedhjet. “Teksa Shqipëria përpiqet të mbledhë copat e saj për kryengritjes dhe tenton pa shumë mundësi zgjedhjet kombëtare, Presidenti Sali Berisha, objekti kryesor i urrejtjes popullore, ende vepron si njeriu në pushtet.

Shumë shqiptarë mirëpritën forcat evropiane që erdhën për rivendosjen e rendit pas grabitjes së arsenalit të armëve nga qytetarët. Por shqiptarët vrasin gjithashtu mendjen nëse kjo mund të përforcojë kapjen e pushtetit nga Berisha. OSCE po përpiqet të nxjerrë Shqipërinë nga kriza duke dhënë trupa ushtarake dhe ndihma për zgjedhjet. Berisha nuk kontrollon më shumicën e territorit, ku çdo familje zotëron armët e qeverisë dhe ku bandat terrorizojnë zona të gjera të vendit.

Por ai ka ende në dorë dhe po përdor shumë taktika për të shtyrë zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në 29 qershor” vijohet më tej. Po ashtu tregohet e si tentoi të manipulojë rezultatin. Në artikull, thuhet se Berisha kishte një polici private që po e përdorte për të fituar zgjedhjet. “Shumë nga shqiptarët që janë larguar nga vendi javët e fundit ishin të arsimuar, doktorë, inxhinierë apo politikanë, duke e varfëruar edhe më shumë vendin. Por presidenti i padëshiruar nuk heq dorë.

Ai ka refuzuar të njohë largimin e Agim Shehut nga posti i drejtorit të policisë kombëtare nga Bashkim Fino, kryetari i qeverisë të përbashkët me socialistët, që Berisha u detyrua të pranonte. Diplomatët thonë se Shehu, krahu i djathtë i Berishës ka organizuar një milici private në shërbim të Presidentit. Kjo milici ka kryer rolin trazues edhe para zgjedhjeve. Shehu është një figurë e fuqishme në Shqipëri, në regjimin komunist ai si shërbente si komandant i forcave kufitare që qëllonin për të vrarë shqiptarët që përpiqeshin të largoheshin nga vendi”, thuhet në artikull.

Pra në këto artikuj tregohet qartë se si Berisha sot kërkon rrëzimin e qeverisë, ndërsa vetë nuk e lëshon pushtetin edhe pse vendi ishte në kaos. /Kliti Topalli