Sali Berisha në daljet publike por dhe në biseda mes miqsh dhe kundërshtarësh nuk lë rast pa treguar se nuk ka frikë.
Këtë po e bën me një pathos të madh. Aq sa ka nisur t’i ngjajë atij njeriut që natën për të trembur frikën këndon këngë trimërie apo flet me vete me zë të lartë.
Kështu ka ndodhur dhe me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili në të gjitha daljet publike deklaron se nuk i përket rracës së njerëzve që kanë frikë.
Madje kujdeset deri në detaje për të treguar forcë dhe dinjitet në raport me frikën. E cila e kap dhe Sali Berishën si çdo qenie tjetër njerëzore.
Për të treguar se ai nuk ka frikë ka nisur t’u bëjë sfidë të gjithëve. Tashmë janë shpeshtuar fotot ku del vetëm në breg të detit, në Lalz ku njeriu i “përgjëruar” për njerëzit e varfër qëndron në vilën luksoze dhe të bollshme të së bijës apo të veten, të ndërtuar me paratë e “rrogës”.
Pavarësisht se janë foto arkivi të përshtatura dhe të montazhuara, Berisha nuk rresht së postuari në rrjetin social.
Kur postoi dhe foton e 8 marsit me bashkëshorten Liri Berisha të para disa viteve, tregon se Berisha dhe në zyrën e tij afër RTVSH nuk shkon nëpër evente. Ka shumë frikë, pesha e krimeve të rënda të kërrus nga frika.
Megjithatë, Berisha nis të tregojë forcë. Madje në emisionin me Sokol Ballën tha në tërësi se ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se “frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku. Unë i përkas qëndrimit të parë”.
Pikërisht këtu Berisha nis të tregojë shembuj për të çuar gjuhën aty ku i dhemb dhëmbi: Tropoja dhe Haklajt.
“Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshërom unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Pra eskorta e Sali Berishës u vu në shënjestër gjatë rrugës për në Bajram Curri, më 22 qershor të vitit 1997. Pasi zbritën nga trageti deri në Bajram Curri, Sali Berisha dhe Azem Hajdari u ndeshën në dy kthesa, me grupe të armatosura që hapnin zjarr në ajër dhe bënin thirrje që eskorta të kthehej pas.
Policia hezitoi të lejonte vazhdimin e udhëtimit, por Sali Berisha urdhëroi hapjen e rrugës. Në pritë, sipas dëshmitarëve, ishte Feriz Kërnaja dhe Fatmir Haklaj.
Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar”, i sfidon të gjithë Berisha. Por hallin e ka me Haklajt.
Prej të cilëve ai ka aq shumë frikë. Jo vetëm Sokol Haklajn nipin e tyre që jeton në Gjermani, një ndër komandot më të mirë shqiptarë dhe tashmë në radhët e specialeve gjermane. Jo vetëm ai i fut tmerrin.
Por dhe zbardhja një nga një e bëmave të tij ndaj kësaj familjeje që nuk u mjaftua që i vrau djemtë e tërë fisit por dhe i rrafshoi kullën nga themelet në Tropojë, e bën Berishën të dridhet. Dhe të “këndojë këngë patriotike” dhe me motive kundër frikës për ta trembur atë.
Edhe Hamdi Haklaj, djali i Muharremit dhe vëllai i Fatmir Haklajt që nga Suedia e tremb. Madje dhe Zylfie Haklaj apo “Shota” që në mes të Bajram Currit vrau dy personat që i mendonte si pjesë e grupit të vrasjes së vëllait të vëllezërve të saj. Haklajt janë irrituar nga mburrjet e Berishës lart e poshtë se nuk i ka frikë.
Mësohet se familja Haklajt i ka dërguar “fjalë”(mesazh) Sali Berishës të heshtë, përndryshe do të veprojnë sipas rregullave të Kanunit që ai e përmend shpesh. Kufomat që ke lënë pas, sipas kanunit nuk përfliten. Dhe sipas Haklajve Berisha e di mirë çdo të thotë të përflasësh të vdekurit që ke vrarë vetë. Ndaj i kërkojnë që të mos flasë.
Njëherësh kanë kërkuar nga prokuroria shqiptare që të zbardhin që në zanafillë vrasjet në Tropojë dhe mes tyre dhe të djemve të familjes dhe të fisit të Haklajve. Ndryshe do të veprojnë vetë. Do zbatojnë Kanunin. Madje i kanë kërkuar dhe Prokurorisë që të marrin nën hetim Berishën për këto vrasje dhe ti kërkojnë të ndërpresë mburrjet lart e poshtë, pasi kanë humbur njerëzit më të dashur të vrarë nga dora e tij.
Berisha i di këto gjëra aq mirë, por mendon se janë larg Haklajt. Megjithëse i eviton të gjitha daljet publike nëpër evenimente të ndryshme. Por Berisha ka probleme dhe me viktimat e 21 janarit, të cilët u vranë kot në mes të bulevardit para kryeministrisë. Familjarët e tyre më se njëherë janë shprehur se do të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe nëse nuk dënohen autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve të katër demonstruesve para kryeministrisë, do të kalojnë në vetëgjyqësi.
Janë paralajmërime të forta këto nga familjarët e viktimave të Sali Berishës. Aq sa është krijuar bindja tashmë se dhe po i shpëtoi “çekiçit” të drejtësisë shqiptare, nuk do t’i shpëtojë vetëgjyqësisë së familjarëve të vrarë nga dora e tij. Që për fatin e keq të tij pjesa më e madhe kanë origjinë nga zonat ku zbatohet rreptësisht kanuni./Pamfleti.com