Në Ditën Ndërkombëtare të gruas, shoqëria civile protestoi për gratë dhe vajzat e dhunuara në vend.
Në një tubim të mbajtur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ato kërkuan mbrojtje me efikase nga ana e policisë dhe një kuadër ligjor të ndryshuar për sa i përket urdhrave të mbrojtjes.
Në këtë tubim morën pjesë edhe pjesëtarë të shoqatës së LGBT-së të cilat u prezantuan nën moton “Gocat e mira revoltohen”.