Kreu i PD Lulzim Basha, bëri një urim me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, për të “larë gojën” kur tha se:
“8 Marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë.
Sakrificën për të përballuar kushtet e vështira ekonomike e pasigurinë, sakrificën për të rritur dhe edukuar fëmijët, sakrificën e përditshme të mijëra nënave për të siguruar ushqimin e mjaftueshëm për fëmijët e tyre, sakrificën për të gjetur një punë, sakrificën e atyre që punojnë në kushte të vështira e me paga të pamjaftueshme për të paguar as ujin e energjinë e rritur, për të kujtuar sakrificën e nënave që punuan një jetë, por pensionin e kanë të pamjaftueshëm edhe për të blerë ilaçe”, u shpreh ai.
Basha tha se kjo është edhe një ditë-reflektimi për atë që duhet të bëhet për gruan, për t’i garantuar një jetë më të mirë, vende pune me kushte dhe paga më të mira.
“Ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë mundësi grave të kenë peshën dhe rolin që meritojnë në shoqërinë tonë”, tha Basha.
Në fakt, 8 Marsi duhet të jetë një ditë reflektimi për Bashën, i cili ka pasur përfaqësinë më të ulët të grave në parlament dhe numrin më të ulët në listat e kanditatëve për deputet. Nga ky fakt, vërehet se gratë nuk janë të përfaqësuara në PD për sa kohë vetëm 1/4 e tyre ka hapësirë në vendimmarrje./Ekskluzive.al
Lista e deputeteve femra në PD, nga 43 mandate vetëm 11 prej tyre janë femra:
Tiranë: Oriola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku
Durrës: Fatbardha Kadiu
Shkodra: Izmira Ulqinaku
Vlora: Nada Mecorapja
Dibër: Dhurata Cupi
Korçë: Valentina Duka
Lezhë: Lindita Metaliaj