osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Djemve të mirë, nuk ju shkon kush pas o gazetar!

Djemve të mirë, nuk ju shkon kush pas o gazetar!

Do të takoja rastësisht një mik, i cili është nga të shpëtuarit e rrallë të studentëve të dhjetorit që akoma reziston te PD! Padiskutim është një demokrat i mirë dhe idealist i po atij momenti të viteve ’90-të! Nejse, qeshëm për situatën, sepse doli batuta e dikurshme që vlen dhe për sot në organizimet politike partiake, ku vijon shprehja e madhe që “djemtë e mirë nuk kanë elektorat”!

Po pra një djali të mirë, të rregullt, që nuk ka lekë, që nuk ka afera të përbashkëta, që nuk ka lidhje periferike të dyshimta, që nuk ka marrëdhënie me botën e mos themi krimit, por të botës së rrufjanëve financiarë dhe ekonomikë – të cilit njerëzit nuk i shkojnë pas! E kam fjalën se edhe një pjesë e atyre që merren me politikë tashmë janë bindur dhe janë dorëzuar, se që të jesh, të merresh me politikë për të arritur lart, duhet të mos jesh – djalë i mirë!

E kjo jo vetëm për vertikalitetin që lidh politikën me individin, por dhe me bazamentin poshtë të militantëve dhe rrethit të parë të “mbrojtjes zonale” të partisë dhe sidomos kryetarit të partisë! Kjo zonë operative militantësh nuk duan parime, nuk kanë ideal, nuk merren me filozofi politike dhe me strategji politike mbi qeverisjen e vendit apo opozitarizmin! Ata as që bëhet fjalë se kuptojnë të tilla elemente politike!

Një djalë i mirë që sillet përkorë, që ka turp të dalë në foto me një hajdut të dikurshëm që sot partia e ka sponsor dhe njeri të sundimit të elektoratit, nuk është (vlen) për asgjë në Shqipëri! Partisë dhe kryetarit të saj të formuar kështu, nuk i duhen as idealistët as djemtë e mirë që nuk dinë dhe sidomos nuk duan të vjedhin! Partisë dhe kryetarit të saj që kanë këtë model faqezi sot, nuk i duhen individë “djem të mirë” që kanë respekt për veten dhe kanë parime morale në kokën e tyre, por akoma më shumë i ndjekin këto parime me rigorozitet!

Ne qeshëm për batutat që ka në Shkodër për këtë gjë, por ramë dakord se kështu funksionon në Shqipëri! Është histori vagabondësh dhe të fortësh, që jetën e tyre nuk e kanë ngritur mbi parimet e ndershmërisë dhe të moralit të pacënueshëm! Prandaj një person me batuta të mëdha në Shkodër duke lexuar shkrimet më ndal në rrugë dhe më thotë: djemve të mirë nuk ju shkon kush pas o gazetar! E kishte fjalën për pamundësinë e krijimit të forcave të reja politike në këtë vend me një filozofi krejtësisht tjetër!

Sepse, ka vite e vite që edhe shoqëria është mësuar ti shkojë në varrim me shumicë një krimineli dhe grabitësi dhe shumë pak një mësuesi, që ka edukuar në jetën e tij shumë djem të mirë! Sepse ka vite që një pjesë e mirë e shoqërisë që respekton “djemtë e mirë” jo vetëm ka ikur nga ky vend, por dhe nuk merr pjesë në votime, sepse ka nxjerrë konkluzion që është e “kotë kjo votë”! Sepse janë zonat suburbane dhe ato rurale që partitë i komandojnë, me anën e “djemve të këqinj” dhe i kanë basene votash për të fituar njëra parti kundra tjetrës! Këtë diferencë nuk e bën qendra urbane, sepse e para është indiferente e dyta mungon dhe e treta nuk shet ose devijon parimin e tij të votës! Çfarë mbetet!?

Mbetet pikërisht zona e stërmadhe sot në Shqipëri ose ajo suburbane rreth qyteteve të mëdha të Shqipërisë dhe zonat rurale! Po aty “djali i mirë” është vetëm për ti dhënë vajzën, (edhe atë me zor) por jo për vota dhe për aferat e shtetit apo pushtetit që dihen se si janë në Shqipëri! Aty duhen djemtë e këqinj që “sillen mirë” me atë përballë, dinë të sillen me një fjalë, që përballen me para, krim, kërcënim, marrëveshje reciproke korrupsioni etj., etj! Edhe ajo pjesë e rinisë së organizuar sipas partive është produkt i keq politike!

Zor se edhe aty ngjiten dhe mund të rriten djemtë e mirë! Edukohen se “partia dhe ai sipër saj”, janë e njëjta gjë, se bashkimi vullnetar i quajtur parti mund të të quaj “tradhtar” nesër! Djemtë e mirë nuk bëhen profesionistë të servilizimit! Jo jo, nuk kanë aftësi! Por djemtë e mirë nuk bëhen dot as ushtarë të bindur të lidershipit politike sundimtar absolut në të gjitha partitë! Djemtë e mirë nuk bëhen dot pasanikë me anën e korrupsionit dhe aferës që nis nga politika dhe shtrihet të financa dhe ekonomia!

Djemtë e mirë nuk mbajnë dot mbi shpatullat e tyre firmat e hedhura për grabitje, që të bëjnë burgun ato, për hatër të atij gangsterit politik sipër! Po, në këtë mënyrë nuk të vjen kush pas! As që nuk duan të ekzistosh në këtë mënyrë as militantët dhe lidershipi i tyre në tre apo katër partitë kryesore në vend!

Debati im mbi rëndësinë e djemve të mirë” ishte bosh fare! Ishte bosh se te ne “një parti me djem të mirë” nuk ka dhe nuk bën dot elektorat! Kur insistoja për t’u bashkuar djemtë e mirë, padyshim isha një idealist i pa “shpresë” për në Shqipërinë tonë të dalë jashtë moralit bazik qytetar në botën e qytetëruar! Kam frikë se nuk ka qenë asnjëherë brenda këtij morali bazik urban dhe qytetar! Nuk ka qenë në kohë pushtimi turk, as në monarki, as në diktaturë dhe akoma më keq në medemek demokraci!

Shqiptarët e “urrejnë” në thelb një djalë të mirë! E kam fjalën një pjesë e mirë e shoqërisë, por jo të gjithë! Një djalë i mirë nuk mbledh dot mbas vetes dhjetë persona! Ai nuk bind dot as familjen e vet! Imagjino se sa vlen ai për të bërë zgjedhje! Po pra me shqiptarët dhe me PD, PS, PR, LSI etj., etj!

Djali i mirë politikisht në Shqipëri është armik i establishmenteve e klikave sunduese mbi partitë e pluralizmit shqiptar! E batutaxhiu fantastik në Shkodër kishte të drejtë! Djemve të mirë nuk ju shkon kush pas – o gazetar! E më vinte ndër mend dhe një batutë e një deputeti të qarkut të Shkodrës që për një arkitekt, një person të mirë edukuar dhe aspak të korruptuar thoshte: i mirë është i mirë, por nuk duhet gjë, sepse nuk ka shokë të fortë dhe gangsterë! Kjo i vë kapakun dhe ne do të kemi akoma rrugë të gjatë, për të ndërruar këtë mentalitet të përjashtimit të djemve të mirë nga partia, lidershipi dhe qeverisja! /Nga Besi BEKTESHI