Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me bandat që u krijuan në ’97. Sipas tij që në atë kohë bandat kishin lidhje me politikën.
Hoxha tha se ishte një terren mjaft i favorshëm për lulëzimin e një krimi që Shqipëria nuk kishte parë deri në atë kohë.
“Komitetet e shpëtimit publik të cilat u krijuan në atë kohë për të përballuar kërcënimet që i vinin nga pjesa e mbetur e pushtetit të asaj kohe u detyruan të kishin pranë vetes dhe persona të armatosur me precedentë penalë”, ka thënë Hoxha.
Por cilat i ishin bandat kryesore në atë kohë? Në Vlorë: banda e Çoles, ose e Zani Çaushit; banda e Gaxhait; banda e Arben Xhelitës dhe banda e Pusit të Mezinit.
Në Berat: Banda e 6 katëshit dhe Banda e vakëfit, të cilat morën emrat e individëve, njëra u quajt banda e Altin Dardhës tjetra banda e Burhan Tomorit. Në Tiranë kryesonte banda e Nehat Kullës.