osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama goditje të fortë Ilir Metës: “Nëna” e blerjes së votës LSI, këtë gjë e dinë edhe zogjtë petrit pa pupla, edhe luanët pa dhëmb që jetojnë në Tiranë

Edi Rama goditje të fortë Ilir Metës: “Nëna” e blerjes së votës LSI, këtë gjë e dinë edhe zogjtë petrit pa pupla, edhe luanët pa dhëmb që jetojnë në Tiranë

Edi Rama lëshoi ditën e djeshme akuza shumë të forta për partinë e Ilir Metës. Përmes rrjeteve sociale, në rubrikën “Përgjigja ime”, Rama i ktheu përgjigje një qytetareje, ndërsa gjatë fjalës së tij ai “shigjetoi” LSI. Duke komentuar akuzat e opozitës për blerje votash, i pari i qeverisë deklaroi se ky fenomen u fut nga LSI. Sipas tij, po të mos ekzistonte kjo parti e Ilir Metës, atëherë nuk do të ekzistonte as shit-blerja e votës.

“Kur nënshkruam me Lulzim Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017 unë i dhashë atij gjithçka më kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra: rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që të dyja këto dy pika të avullohen dhe të nisin avazin pak e nga pak për të arritur kulmin tani së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI, e cila është në fakt prurësja dhe mëshiruesja e mirënjohur e fenomenit të shit-blerjes së votës.

Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte as shit-blerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male, edhe mineralet në verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanione, edhe 1001 dritaret në Berat, edhe 21 oxhaqet në Elbasan, edhe luanët, edhe bibat në Tiranë”, tha Edi Rama. Përmes kësaj deklarate, kryeministri i dha një goditje shumë të fortë jo vetëm Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit njihet si politikani që e krijoi LSI dhe ka qenë në krye të saj në çdo proces zgjedhor.

Madje, Meta nuk hoqi dorë nga LSI as në zgjedhjet e vitit 2017, edhe pse asokohe emri tij ishte votuar si President i Republikës. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Rama akuzon LSI për fenomenin e blerjes së votës. Një gjë të tillë ai e bëri edhe kur doli në konferencë për mediat pas protestës së opozitës në 16 shkurt. Ai e cilësoi LSI si fabrikë të vjedhjes së votave.

Sulmet ndaj opozitës

Kryeministri Edi Rama hodhi dje akuza edhe ndaj opozitës në tërësi dhe mënyrës sesi ajo po tenton të bëjë opozitarizëm. Sipas Ramës, PD-LSI do ta paguajnë shumë shpejt me votë sërish këtë sjellje të dhunshme që po bëjnë kundër Shqipërisë.

Ai paralajmëroi se përmes kësaj lëvizjeje të opozitës, qeveria jo vetëm që nuk do të rrëzohet, por do të fuqizohet. “Akuzojnë dhe shajnë çdo ditë me “libër shpie” në gjuhën e tyre me çdo fjalë dhe me çdo gjuhë që ju vjen një pyetje përballë. Por përsëri harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë në këto 5 vite e gjysmë: shqiptarët nuk janë budallenj dhe kush i ka marrë për të tillë e ka paguar shtrenjtë me votë.

Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë, dhuna nuk e ndryshon dot as shumicën në Kuvend, dhe as qeverinë. Madje, këto të fundit, thjesht i forcon, nuk i dobëson sepse u jep të drejtë edhe aty ku mbase s’kanë”, theksoi shefi i qeverisë. Rama shtoi se përmes protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve, opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë në rang ndërkombëtar. “Dhuna godet imazhin e Shqipërisë.

Këtë duhet ta dijë mirë kushdo që u bashkohet punonjësve partiakë të bashkive të opozitës që po e mbyllin pa nder dhe pa lavdi mandatin. Mua më vjen keq sepse nuk është aspak e këndshme të dëgjosh të huajt që të pyesin që si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun. Opozita po sillet si i mbyturi që të mbyt dhe nuk është qeveria ajo që po mbytet në këtë dalldi dëshpërimi, por është Shqipëria që mbytet në sytë e çdo të huaji që kapet nga dallga e marrëzive të eksportuara nga kanalet e huaja”, tha dje Edi Rama. /Mimoza Ibra