Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur i penduar se pse u shfaq me një intervistë tek emisioni i Bruno Vespa-s, “Porta a Porta” teksa i ftuar ishte Edi Rama.
Basha tha se Rama po bën qokat e fundit me lekët e shqiptarëve.
“Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë s’e pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar”, tha lideri demokrat në emisionin “Të paekspozuarit”.
Rakipi: Jemi duke diskutuar për ofensivën 24 orëshe të Edi Ramës në itali. Ai shkoi atje për të takuar median, presidenti italian ishte në Serbi. Ju besoj e ndoqët këtë inkursion të Edi Ramës?
Basha: Të mos merremi më me Ramën. Rama është përfaqësuesi i një sistemi të shembur nga populli. Ai vetë mund të bredhë si Jaser Arafati, çdo natë në një vend tjetër. Njeri s’e pret, edhe pse paratë e drogës i ka me shumicë, paratë e oligarkëve, zgarbat me shokë i ka me shumicë. Çka mund të bëjë, me lekët e shqiptarëve i paguan çdo sekondë të propagandës së tij.
Rakipi: Ju u shfaqët tek Vespa vetëm 1 minutë e gjysëm, ndërkohë që Rama ishte në studio. Si për të larë gojën. Cfarë ishte kjo?
Basha: Bëra gabim. Më thanë se do te më jepeshin deri në 3 min e gjysëm, u mundova në ato 3 min e gjysëm të jepja një mesazh, pastaj nuk e di se çfarë ndodhi dhe u katandis kokoshi një thelë, po pak rëndësi ka. Bëra një gabim. Mendova se do të kisha mundësi që të shfaqja pikëpamjen tjetër, por, siç e tha edhe zoti Lubonja, kjo ishte një shfaqje e turpshme.
Rakipi: Pra ju kanë censuruar?
Basha: Vergogna, turp i vërtetë.