osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letër një mësueseje në rrethina

Letër një mësueseje në rrethina

Nga Ledi Shamku

Ti sot feston ditën tënde. Në fakt të gjitha ditët janë të tuat, edhe ditët e verës, edhe ditët pasi të kesh dalë në pension. Mësues nuk është një datë, është një jetë a ndoshta-ndoshta një mënyrë jetese.

Zgjodha të të uroj ty, mësuese rrethinash, të zgjodha ty se të kam zili (ta kam lakmi do thonin të moçmit).

Nxënësit që vijnë te ty nuk kanë raftet plot me libra nëpër shtëpira.

E mbase disa nuk kanë asfare libra të tjera në shtëpi përveç teksteve shkollore.

Nxënësit që vijnë te ty nuk dëgjojnë darkave në shtëpi biseda me personazhe letrare e as debate mbi teoritë shkencore, sociale a ekonomike.

Nxënësit që vijnë te ty nuk kanë “fatin” t’ua bëjë detyrat mami e as t’ua zgjidhë problemat babi.

Nxënësit që vijnë te ty janë vetëm të tutë, zysh, vetëm të tutë. Ata të njohin ty për dritë të arsyes.

Mendimi yt nuk ka as shansin e as tersin të rivalizohet në shtëpitë e nxënësve të tu nga alternativa të tjera mendimi.

T’i kanë besuar ty! E ata të besojnë veç ty.

E shikon çfarë fati ke? Çfarë rëndësie ke! Çfarë përgjegjësie ke!

Ti je zanafilla! Dhe gjithësia!

Duaji fort ata nxënës që dashur padashur të kanë dhënë këtë status primordial!

Dhe të qoftë puna dritë! Gëzuar zysh!