Pesë persona kanë humbur jetën, pasi një helikopter u rrëzua në Lumin Lindor, pranë Roosvelt Land në New York.
Cnn shkruan se dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe më vonë u raportua se humbën jetën. Helikopteri është rrezuar rreth orës 19.00 me orën lokale (mesnatë në Shqipëri).
Pronari i helikopterit është pjesë e grupit turistik Liberty. Disa dëshmitarë okularë, që kanë postuar video në rrjetet sociale, kanë raportuar se kanë parë një helikopter të kuq të ulej me shpejtësi drejt ujit duke u përplasur, pas një zjarri në anën e prapme të tij. Të menjëhershme kanë qenë ndërhyrjet, me mbërritjen e një flote të vogël anijesh dhe squadra zhytësish.