Zbulohet a.rma efikase kundër andropauzës. Dhe sekreti qëndron tek fasulja, që ndoshta shumë shpejt mund ta quajmë me të drejtë fasulja magjike.
Kështu, pas një studimi që ka zgjatur 8 vjet dhe rezultateve mjaft pozitive, sot është depozituar kërkesa për patentën e principit të produktit final që është natyral.
Do të kurojë simtomat e andropauzës, përfshirë edhe prodhimin e reduktuar të testosteronit, osteoporozës dhe sindromës metabolike.
Kërkuesit kanë zbuluar se në natyrë, tek fasulja gjendet një përbërës i ngjashëm me një proteinë që prodhon trupi dhe që ka influencë pozitive në organizëm dhe në aktivizimin e receptorëve.
Studiuesit e Universitetit të Padovës shprehen entuziastë për këtë arritje që mund të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e mashkullit.
Në fakt, pas moshës 40 vjeç mashkulli pëson ulje të nivelit të t.estosteronit që mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera në sferën s*ksuale, në peshë, reduktim të masës muskulore etj.
Megjithatë do të duhet ende pak kohë që kjo pilulë të dalë në treg.