Kryeministri Edi Rama sot ndryshe si çdo postim tjetër në rrjetet sociale ka bërë një urim mjaft të veçantë.Ky urim u dedikohet të gjithë mësuesve të Shqipërisë të cilët sot festojnë ditën e mësuesit.
Kryeministri shkruan “MIRËMËNGJES dhe GËZUAR DITËN E MËSUESIT ”
7 marsi është një datë e shënuar në historinë e vendit tonë pasi përkujton 7 Marsin 1887 kur u hap Mësonjëtorja e Korçës e njohur si shkolla e parë demokratike, kombëtare dhe laike e gjuhës shqipe nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri.