Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Prokurorisë për ta marrë të pandehur në rastin e çështjes “Babale”.
Ai tha se në dy vite si deputet më shumë ka procedime.
“Nuk më shqetëson fare. Unë kam as dy vjet aktivitet parlamentar dhe kam më shumë procedime penale se sa rroga. Nuk më shqetëson fare. Është një rast ku në debatin publik është fituar. Më ka denoncuar një person që sot është në burg për trafik ndërkombëtar droge.
Është një çështje që është bërë kaq shumë qesharake saqë është bërë thuajse telenovelë,” tha Salianji në Ora News.