osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klubi i Qafëderrave!

Klubi i Qafëderrave!

Megjithëse kanë kaluar disa vjet, përsëri tingëllon aktuale si sot, pamfleti satirik i publicistit tonë të madh të rilindjes Andon Zako Çajupit, titulluar “Klubi i Selanikut”, i shkruar më 1909, i cili vjen si një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe si një protestë kundër atyre që e shikonin Shqipërinë nën vartësinë e Turqisë dhe jo të Europës.

Ai ironizon faktin që në çdo gjë, mbivlerësohej faktori turk dhe jo ai shqiptar, dhe se në këto “klube” apo “shoqëri” nuk thuhej asnjë fjalë për Shqipërinë dhe problemet e saj, dhe ku asnjeri nga anëtarët e klubit nuk pohonte që ishte shqiptar, por citonte me mburrje që ishte veçse një turk.

Edhe sot në Shqipëri kemi një “klub” apo “shoqëri” si ajo e “Klubit të Selanikut”, por ky “klub” si atëhere ka të njejtën fizionomi dhe të njejtin funksion, dhe si anëtarë të tij ka disa armiq të brendshëm të lëvizjes dhe botës shqiptare. Aty ndodh i njejti fenomen, ku anëtarët e saj shqetësohen vetëm për pushtet, për pasuritë e tyre, për privilegjet e tyre dhe se si mund të përvetësojnë pronat e të tjerëve.

Të gjithë politikanëve sot, anëtarë të këtij klubi u është trashur qafa nga zullumet që kanë bërë gjatë gjithë periudhës së demokracisë qysh nga fillimet e saj, prandaj me shumë të drejtë do t’i quaja anëtarë të “Klubit të qafëderrave”.Qafëderrat e këtyre klubeve janë njerëz të kamur, që nuk duan të ardhmen europiane të Shqipërisë, por ata shqetësohen vetëm për xhepat e tyre dhe të familjeve të tyre.

Këto klube siç i përmend Çajupi, mund të quhen me të drejtë edhe “klubi i të liqve” sepse në të marrin pjesë të liqtë që nuk duan t’ia dinë për atdheun e tyre Shqipërinë, por vetëm për interesat e tyre të ngushta. Të jesh anëtar i klubit të qafëderrave duhet të jesh i fortë, me fytyrë të ndyrë, i çalë, i verbër, dorac, memec, kurrizdalë, veshgjatë etj. Por në këtë rast bëhet fjalë për të këqinj në zemër dhe në qëllime, dhe jo në pamje fizike.

Nëqoftëse rastësisht apo gabimisht do të bëheshe anëtar i këtij klubi apo shoqate, do të vëreje se atje nuk flitej fare për problemet që shqetësojnë sot kombin shqiptar, por për intriga, për vrasje, djegie, trazira, bllokim të institucioneve dhe menjëherë e kupton që je në vendin e gabuar, sepse ti po kërkoje një vend ku ka shqiptarë, që merren me problemet e kombit të tyre, integrimit europian, apo që merreshin me problemet e Kosovës.

E kuptova se isha në vendin e gabuar, por po kërkoja një klub shqiptarësh, që seriozisht shqetësohen për atdhe, zhvillim dhe stabilitet. Dhe mu duk vetja si mysafir në qytetin dhe Shqipërinë time. U futa me dëshirë dhe me zemër të gëzuar në këtë klub, sepse mendoja të dëgjoja të flisnin për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj, sepse sinqerisht doja edhe unë sadopak të jepja kontributin tim për atdheun, gjë të cilën po e kërkoja me padurim të ndodhte. Njerëz me fytyrë të verdhë dhe të shëmtuar, si plaka të shkurtra dhe të vjetra më kujtuan “klubin e të liqve” që përshkruante Çajupi te “klubi i Selanikut”.

Të gjithë halldupa që shajnë vendin e tyre Shqipërinë, që shajnë dhe mallkojnë vendin ku kanë lerë dhe janë bërë burra, ku janë shkolluar dhe mësuar. Zemra më qante dhe thashë me vete: Po unë çfarë dua këtu? Po si nuk flisnin një fjalë për mirësi dhe për shpresë? Por vetëm për thyerje, djegie dhe dhunë ndaj institucioneve, dhe thashë me vete: “U shofshin tërë klubet e Shqipërisë që kanë për qëllim përçarjen midis shqiptarëve dhe që krijojnë trazira në Shqipëri.

Këta njerëz kanë rrjepur këtë popull prej 28 vjetësh duke përfituar dhe abuzuar me paratë e tij, pangopësia e tyre nuk paska kufi. Qafa e tyre është trashur dhe koka e tyre është zmadhuar, prandaj me të drejtë ky klub do të quhej “Klubi i qafëderrave”.

Të gjithë shqiptarët mendojnë se këto “klube” mbrojnë të drejtat e shqiptarëve, por në fakt ato janë mbledhur bashkë për të mbrojtur privilegjet e tyre, për të mbrojtur pronën e fituar padrejtësisht, për të mbrojtur zullumet e tyre, postet e përfituara me mashtrime apo me para, këta njerëz nuk kanë atdhe. Nuk luftojnë për një të ardhme të gëzuar të atdheut tonë, pasi ne sot jemi ndër vendet e fundit në Europës për sa i përket zhvillimit ekonomik si dhe ne kemi të ardhurat për frymë të popullsisë nga më të ultat në Europë, prandaj ne nuk kemi kohë për të humbur duke u marrë dhe përkrahur “Klubin e qafëderrave” dhe veprimet e tyre destabilizuese, duke u besuar me sinqeritet premtimeve të tyre boshe.

E keqja është se këta “qafëderra” kanë qenë , janë dhe pretendojnë të vijnë nesër në poste drejtuese të shtetit dhe të partive. Në fakt, një gjë duhet të kuptojmë që ky klub përbën një rrezik të madh për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, por mendoj që çdo ditë dhe më shumë që kalon, ky “klub” po diskreditohet dhe përçmohet gjithnjë dhe më shumë prej shqiptarëve, dhe besoj nuk do të jetë e largët dita kur populli me votën e tij, do të mbyllë këtë klub famëkeq dhe do të fajësojë anëtarët e tij si njerëz të padenjë të kombit shqiptar.

Në një letër të tij,Gjergj Fishta drejtuar Vinçent Prenushit, argumenton rrethanat politike të kohës, si dhe klasën politike shqiptare, një klasë që siç thotë ai është rastësisht në drejtimin e shtetit, pasi nuk ka as kapacitetin, as kulturën dhe as dëshirën për ta drejtuar atë: “Si mundet që të pretendohet që njerëz që pretendojnë një kulturë të ngushtë, dhe mentaliteti i tyre ka qenë përherë refraktar, ndaj çdo ideje për atdhe të munden sot të bëjnë një atdhe të qytetëruar? Kanë idenë e qeverisë, por jo të atdheut.

Ideja që formohet Shqipëria nuk ka rrjedhur tek ata, nga një tërësi psikologjike, por nga detyrimi i rrethanave të jashtme, të cilat s’kanë të bëjnë aspak me atdheun, as me qytetërimin, as me përparimin. Rrethanat e jashtme, që Fishta i vlerëson si shumë të rëndësishme janë sot favorizuese për Shqipërinë. Sot, SHBA dhe Europa janë përkrah Shqipërisë për t’i mundësuar asaj një të ardhme europiane dhe euro-atlantike, gjë të cilën ne duhet ta marrim në konsideratë, duke u renditur në krah të tyre dhe interesave tona të përbashkëta.

Por “Klubit të qafëderrave” as që i shkon ndërmend të merret me Shqipërinë dhe punët e kombit shqiptar. Por Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara nën drejtimin e shteteve demokratike në botë, dhe “qafëderrat” e Shqipërisë mund ta pengojnë, sabotojnë dhe ta vonojnë këtë prirje dhe drejtim të kombit shqiptar, por kurrsesi nuk munden ta ndalojnë atë. /Nga Stiljan DEDJA