Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Shqipëri pas vizitës në Itali. Kreu i qeverisë ishte në vendin fqinj për një ditë ku ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe intervistave në gazeta për të pastruar sikur thotë ai, baltën që hodhi opozita mbi Shqipërinë.
Rama shkruan:
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë!
Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia Humbësa Pa Dinjitet”.