Alice Elizabeth Taylor ka reaguar sërish në rrjetin social Twitter me anë dë dy postime të tjera.
“Faleminderit për mbështetjen. Për të korrigjuar lajme – Unë nuk jam dëbuar, por më tepër kisha leje qëndrimi për të qëndruar, por gjithçka u përmbys nga dikush ‘më lart’ se Drejtori i Emigracionit. Mua më kërkohet të largohem nga Shqipëria dhe pastaj të kthehem sërish – diçka që unë nuk jam në gjendje ta bëj”, është shprehur ajo në statusin e parë.
“Kjo është gjithashtu një shkelje e ligjit. E shikoj këtë si sulm ndaj meje dhe partnerti tim si rezultat i punës sime si gazetarë. 10 ditë më parë unë u miratua, tani gjithçka është përmbysur”, përfundoi ajo.