osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Aseti i psikiatrisë” Lubonja sulmon Saimir Pirgun dhe Igli Taren: Janë dy palaço, fyerje për çdo shqiptar

“Aseti i psikiatrisë” Lubonja sulmon Saimir Pirgun dhe Igli Taren: Janë dy palaço, fyerje për çdo shqiptar

Aseti i psikiatrisë Fatos Lubonja i ka konsideruar si “palaço” dy ndër emrat më të njohur të Shqipërisë në Europë, tenorin Saimir Pirgu dhe drejtorin e klubit të Lacios, Igli Tare. Teksa këta të fundit kanë apeluar për paqe mes palëve në Shqipëri duke kërkuar uljen e gjakrave, Lubonja thotë se ata nuk meritojnë asgjë më shumë.

Në intervistën për News 24, veç të tjerash Lubonja ka thënë se Saimir Pirgu dhe Igli Tare janë fyerje për çdo shqiptar. Ndërkohë që Pirgu është i duartrokitur dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botes. Tenori shqiptar konsiderohet si një nga artistët që ka patur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.

Po cfarë thanë Igli Tare dhe Saimir Pirgu?

Igli Tare:Në fakt nuk bëj pjesë në atë brez i cili erdhi në Itali, edhe unë e pata këtë eksperiencë duke shkuar në Gjermani, para së të vija këtu në ’92, duke hyrë fshehurazi për të arritur suksesin. Ishte gjithmonë një ëndërr e imja të vija të luaja në Itali, dhe me kalimin e kohës ia dola ta realizoja këtë ëndërr, dhe gjendem me të vërtetë shumë mirë këtu. Në të njëjtin moment nuk jam një person që dua shumë politikën, por dua shumë vendin tim,dhe kjo gjë që po ndodh në Shqipëri për ne që jemi larg nga vendi ynë, nga populli ynë.

Është shumë i rëndësishëm imazhi që ne po i japim vendit. Ne (shqiptarët e Italisë) po përpiqemi të bëjmë pjesën tonë këtu, jashtë Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë presim që njerëzit atje të jenë më të përgjegjshëm, sepse rritja ekonomike që është bërë vitet e fundit është shumë e rëndësishme, dhe duhet të jemi shumë të përgjegjshëm që të japim një sinjal të fortë mbi një botë të tërë mbi këtë rritje.

Saimir Pirgu:Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.

Mirëpo vlerat e Lubonjës janë shumë më të mëdhaNjihet si spiuni i babit të tij sekretarit të Kom Partisë Todi Lubonja.