Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane La7, ku ka folur për Shqipërinë, tranzicionin, politikën e ditës në Tiranë, pritjen e shqiptarëve nga Italia në 1991 dhe integrimin e shqiptarëve në Itali. Ai ka qenë në studio bashkë me Vittorio Sgarbi, i cili është një kritik arti, eseist, politikan, personalitet televiziv italian. Sgarbi si një njohës i mirë i Shqipërisë shprehet se ai ka qenë në Shqipëri para se Rama të bëhej kryeministër dhe se ka folur përherë mirë për vendin tonë.
Duke folur për politikën e Tiranës e cila është e mbushur me sulme e akuza, ai u shpreh se “Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.”
Gazetarja: Unë po ia kaloj fjalën Sgarbit tani, pasi e njeh mjaft mirë Shqipërinë dhe dua një koment nga Zgarbi për historinë.
Zgarbi: Unë kam dy lidhje me Shqipërinë, kam një vajzë shqiptare dhe ajo është më e mira që kam. Unë kam tri vazja, të treja shumë të mira, të bukura, por vajza shqiptare është studioze, me disiplinë dhe ka një sens të detyrës, një përgjegjësi që të frikëson. Është e bukur dhe e mirë. Isha në vitin 1992 kur nisa emisionin “Sgarbi Quotidiani”, isha i vetmi që mbroja shqiptarët e që theksoja se shqiptarët ashtu si siçilianët, si napoletanët edhe ata janë si gjithë të tjerët, janë njerëz si gjithë të tjerët. Ka një siçilianë të këqinj, një napolitan të keq. Ka dhe shqiptar të keq. Pra, isha kundër tezës që thuhet se shqiptarët janë të këqinj prej natyre. Isha kundër dhe shqiptarët i mbrojta pa fund. Në kohën kur Rama nuk ishte ende kryeministër, por ishte Berisha apo Fatos Nano, unë e kam vizituar Shqipërinë.
Dhe kam qenë i vetmi italian që flisja mirë për natyrën e shqiptarëve. Shihini (në kronikën e transmetuar) si duken.Të frikshëm, janë shumë seriozë në fytyrë. Por, nuk janë kështu. Ti nuk mund të mendosh që një siçilian është mafioz, që një napolitan është mafioz, se në Itali ka racizëm edhe mes veriut dhe jugut. Unë kam ndjerë vëllazëri mes shqiptarëve, një ndjesi instiktive. Babai ime kishte luftuar në Shqipëri dhe më fliste për Durrësin, Shkodrën etj. Më tregonte se kishte vende të mrekullueshme. Më dukej e pamundur që për natyrë ata të ishin të këqinj, gati për të vrarë, ndoshta mund të ishte kështu, por për mua ishte e pamundur që kjo gjë të vlente për të gjithë.
Në vitin 1991 ata trajtohenin si afrikanët sot. Si kristian unë dua t’i mirëpres të gjithë, por problemi është ashtu siç tha zoti Rama, që e gjithë Europa sot të jetë përkrah mikpritjes dhe jo vetëm Lampeduza, Mineo, pra vetëm Italia. Kjo nuk funksionon dhe këtu Salvini ka një qëndrim të rreptë dhe është një qëndrim që do t’i shërbejë Europës. Por, në Shqipëri ka vende të mrekullueshme dhe shpëto Shqipërinë nga paleolikët, është më civile se Italia e shkatërruar nga mafiozët dhe jam i shqetësuar.
Kur shkova në Shqipëri në kohën e Nanos, udhëtova me helikopter, ndërsa me kryeministrin Rama vëzhgova afresket në Voskopjë, që janë fantastike, janë si pikturat e Giottos, që meritojnë UNESCO të kujdeset për restaurimin e tyre. Kam një marrëdhënie vëllazërie absolute. Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.